Categories: Uncategorized

Pipero parashikon sesi do të jetë situata e Covid në vjeshtë: Jam dakord për hapjen e shkollave!

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave…”

Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tha se hapja e shkollave është lajmi më i mirë i mundshëm, që mund të ketë marrë në këtë situatë.

Të lidhura

None found

Pas vendimit për hapjen e shkollave, si pjesë e Komitetit Teknik, ai tha se të gjithë duhet të kemi kujdes që të zbatohet rregullat e higjienës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave”, tha Pipero, i ftuar në Fax News.

“Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes, protokollet duhet të jenë optimale dhe të mundshme”, shtoi ai.

Pipero pas këtij vendimi, dha edhe këshilla që prindërit fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm.

“Do t’i këshillojnë që të lajnë duart me ujë dhe sapun dhe shkollat të krijojnë kushte. Të dyja palët respektojnë protokollet dhe nuk ka asgjë të keqe. Duhet të bëjnë kujdes për personelin me mësuesve për të monitoruar temperaturën. Fëmijët kanë rrallë shenja klinike. Hapja e shkollave nuk duhet pare me skepticizëm është një vendim i drejtë. Duhet të aplikohen protokolle të zbatueshme për higjienën”, u shpreh mjeku infeksionist.

Ai bëri një krahasim me baret dhe restorantet, sikurse iu përgjigj disa kritikëve.

“Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorantet. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollë, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal”, – tha Pipero.

Pipero bëri edhe një parashikim optimist për muajin shtator.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas”- tha Pipero, mbi të ardhmen që na pret.

të fundit

In Zubin Potok, police find and seize weapons and ammunition in a barn

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

7 minutes ago

Bajrami criticizes Kurti over budget delay: “The party is determining the order of institutions

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

7 minutes ago

Germany protests with Generation Z / More than 68,000 young people oppose policies: “They are taking away our future

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…

8 minutes ago

BBC reports on student protests in Albania: Rama’s resignation demanded, clashes with police

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

8 minutes ago

Student Livia Dedej: The protest belongs to citizens, not political parties

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

9 minutes ago

The frightening figure after four years of war: How many troops has Russia lost in Ukraine?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

9 minutes ago