Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në “Open” në Top Channel se masat e hapjes graduale duhet të vazhdojnë.
Sipas tij nuk duhet të stepemi përball hapjes së vendit megjithëse sipas tij duhet që qytetarët të bëjnë kujdes.
None found
Pipero ka shtuar se qytetarët duhet të dinë se virusi nuk ka ikur por është midis nesh dhe për këtë arsye duhet të jemi vigjilent.
“Ka dy gjëra të rëndësishme. Tjetër gjë është të kemi numër të rasteve që janë me klinik që paraqesin shenja. Mund dhe është konstante. Duhet t’i ndajmë. Ne nuk duhet të kemi frikë nga hapja graduale e masave.
Për sa kohë epidemia është në kontroll por kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën. Duhet të kemi kujdes nëse hyjmë dikur në një mjedis publik.
Maskë dhe doreza, të mbajmë distancë. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të stepemi por me ecurinë e epidemisë të respektojmë masat” tha Pipero.
Më tej mjeku i njohur tha: Duhet të marrim masa që të mos kthemi mbrapa. Edhe masat që merren nga qeveria. Është e domosdoshme për tu thënë qytetarëve që janë disa masa të domosdoshme për sa kohë që nuk kemi një vaksinë.
Virusi nuk është zhdukur ai është midis nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm me masa maksimale për ta mbajtur larg. Sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronik. Duhet të jemi të kujdesshëm. /tch
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…