“Pinë vodka, shkoni në sauna dy herë në javë dhe të vazhdoni të punoni në fermat tuaja, pasi “traktori mund të kurojë gjithçka””. Kjo është deklarata befasuese e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të cilën ai e ka ripërsëritur për qytetarët. Ndonëse shumë vende të botës janë në karantinë për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi, kreu i shtetit bjellorus është kundër mbylljes së kufijve.
“Kjo është marrëzi absolute për të mbyllur kufijtë shtetërorë. Paniku mund të na dëmtojë më shumë sesa vetë virusi. Mendoj se është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë”, tha ai në televizionin lokal të shtunën pas një loje hokej.
None found
Në këtë linjë ai vijoi më tej duke thënë se: “Këtu nuk ka viruse. Unë nuk i shoh ata”. Deri tani në Bjellorusi numërohen 94 raste me koronavirus.
Pavarësisht kësaj situate, kampionati i futbollit në Bjellorusi vazhdoi këtë fundjavë. Premier League e Bjellorusisë është e vetmja ligë evropiane në të cilën luhet ende futbolli, dhe këtë fundjavë u luajt një raund i dytë. Kujtojmë se derbi i luajtur të shtunën midis Minsk dhe rivalit të qytetit Dinamo mblodhi rreth 3,000 tifozë në stadium në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…