Categories: Uncategorized

Përlotet aktori Bujar Asqeriu: Kur pashë teatrin që shembej sa s’më pushoi zemra

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu, ndërsa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha rezistenca për Teatrin është më fisnikja dhe se artistët nuk shtypen.

Në emisionin “Kjo Javë”, aktori tha se artistët kanë në gjak lirinë dhe për këtë ka dhënë shembullin e sensibilizimit të artistëve në Shkodër.

Të lidhura

None found

Po ashtu ai i bën thirrje Ramës që të ndërtojë Teatrin ashtu siç ishte aty ku ishte dhe jo “t’i përzërë njerëzit nga Teatri”.

“I thashë arkitektëve rikonstruktohet Teatri? Ata më thanë se ne po rikonstrukojmë Kisha 300- vjeçare, jo më këtë Teatër.

Akustikën që kishte ky Teatër, ka akustikën më të mirë që kemi ne. Kjo dhe salla e Akademisë së Arteve.

Ndërtuan këtë Ar- Turbinën këtej dhe më shumë i del teksti nga mbrapa se nga para. Një beton. Sa bukur e tha Ngjela. Ne mësuam të flasim kur dëgjuam aktorët. Nëse do të mësosh gjuhën shko në Teatër.

2 vjet që nuk më angazhojnë në Teatër. është pjesë e atij që më urren. I kam thënë të padrejtë. Punë e madhe. Luaj në Fushë- Krujë e kudo. Punë e madhe, ik mos më luaj. Dua të kujtoj disa shfaqje të suksesshme, ku nuk gjeje biletë.

Lëri ata që thonë që janë shitur gjithë vitin 15 mijë bileta. Ata s’kanë ardhur kurrë në Teatër. Pse m’i kërcet dhëmbët mua, të bëra gjë, apo ngaqë jam kundra teje, po jam.
Rezistenca është më fisnikja. Shteti duhet të binte dakord edhe me një aktor. Sa fisnikë janë. Shihni artistët në Shkodër.

Ju doni t’i shtypni, por nuk shtypet artisti se ka në gjak lirinë. Aleanca për Teatrin veproi taktikisht, por nuk i lihet iniciativës së secilit për të shkuar atje. Besimi im më i madh është tek rinia, për ta transformuar këtë vend,. për t’i treguar politikës se ka haraçe të mëdha për të paguar. Këtu u gabua, duhej punuar me rininë dhe po të ishte rina aty nuk do kishte burrë nënë të bënte atë që bëri.

Dua të shpreh mirënjohjen për kolegët e mi që patën fuqinë dhe rezistuan, për të gjitha ato vajza e gra, ata që pa asnjë detyrim shkuan e mbrojtën vendin e shenjtë të Teatrit Kombëtar.

I Bëj thirrje kryeministrit se më kishte thënë dikur që e kishte hobi teatrin, por meqë e paske hobi, pse i përzë këmba këmbës artistët? Jo në vend tjetër teatri, por të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte”, tha aktori.

Asqeriu pranon se ditën kur teatri u shemb, ai ka pësuar një problem kardiak, shkruan panorama.

“Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndër se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?!

Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, cfarë do bëja unë…

Të nesërmen shkova dhe ju thashë policiëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, cfarë ju bënë ?!”, u shpreh ai.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

41 minutes ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

55 minutes ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

1 hour ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

1 hour ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

1 hour ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

1 hour ago