Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat zbuloi çfarë ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri.
Basha bën me dije se i ka kërkuar ambasadorëve që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejtë integrimit, ndërsa theksoi se Partia Demokratike dhe opozita është e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve.
None found
Ai shtoi se i ka kërkuar gjithashtu ndërkombëtarëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit, pasi sipas tij “për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme, pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript”.
“Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.
Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme, pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript.
Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likujditet.
Duke i falenderuar për atë ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë në kuadër të ndihmave që i kanë dhënë të gjithë vendeve të BE-së, i kërkova ambasadorëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit”, tha Basha.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…
Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e…
Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…