Categories: Uncategorized

E FUNDIT/ “Luftë” e vërtetë në Elbasan, ekzekutohet 71-vjeçari pas 5 orësh rezistencë

RENEA ka neutralizuar 71-vjeçari, Lefter Zhidru, i cili i armatosur prej 5 orësh, nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Pavarësisht se qëlloi ndaj uniformave blu dhe kishte plagosur dy kalimtarë, forcat speciale ndërhynë, përmes dy shpërthimeve, ndërkohë që i moshuari ka qëlluar sërish me kallashnikov.

Të lidhura

None found

Pasi është shpërthyer dera dhe janë hedhur tymuese, RENEA ka çuar në neutralizimin e tij, teksa paraprakisht flitet se është ekzekutuar me snajper.

RENEA e kishte rrethuar prej më shumë se 4 orësh të moshuarin, i cili vazhdonte të mos i përgjigjet thirrjeve për t’u dorëzuar.

Ai ndodhej i izoluar në banesën e ish-gruas, Elbasan, prej disa orësh.

Kush është 71-vjeçari, Lefter Zhidro?

Lefter Zhidro, i lindur dhe me familje ne njesine administrative Xarre në Bashkinë e Konispolit, në Sarandë është 71-vjeçari që po mban peng prej orës 13:30 qytetin e Elbasanit.

Zhidro rezulton i martuar dhe i divorcuar 3 herë si dhe ka tre fëmijë nga këto martesë.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.

Pak minuta më parë, u mësua se vajza e tij kishte komunikuar në telefon me shtetasin në fjalë duke i kërkuar të dorëzohet, por si duket lutja e saj nuk është dëgjuar nga ai.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit. /albeu.com/

të fundit

Ndryshime në sulm dhe mbrojtje, Silvinjo ka dilema për anti-Ukrainën. Ja formacioni i mundshëm

Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën në një ndeshje miqësore të planifikuar në Valencia të Spanjës. Humbja në Varshavë…

9 minutes ago

Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës.…

32 minutes ago

VIDEO/ Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike

Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte…

34 minutes ago

Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi të marr këtë detyrë të lartë! Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e krimit

Ditën e sotme, Skënder Hita, është betuar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, në…

47 minutes ago

Pezullohet nga detyra kreu i IMT-së Rigers Sheqeri

Gjykata e Tiranës, ka pezulluar nga detyra kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Sipas News24, ai…

1 hour ago

Shqipëria rikthehet në fushë, miqësorja ndaj Ukrainës mund të jetë e fundit për trajnerin Silvinjo

Eliminimi nga “play off”- i i Kupës së Botës, ka lënë një shije të hidhur në kampin kuqezi, teksa sot…

1 hour ago