Categories: Uncategorized

Për herë të parë në Kosovë, Basha rikthehet me kujtime dhe ëndrrën e gjyshërve të tij

“Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme emocionet e hyrjes për herë të parë në Kosovë, 21 vite më parë, në 12 qershor 1999.

Të lidhura

None found

Basha ka bërë homazhe në bustin e Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës, ku u shpreh se dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë

Reagimi i plotë:

12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtoj përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës time. Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbarkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik.

Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.

Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës.

Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë.

Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!

të fundit

Real Madridi futet në bisedime për Alessandro Bastonin pas afrimit të Dumfries

Real Madrid ka nisur punën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, teksa Jose Mourinho po vazhdon…

5 minutes ago

Police Oversight Agency detains police officer in Tirana, suspected of using violence against his minor daughter

Drejtoria Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës…

19 minutes ago

Ministry of Health: 12 injured at QSUT after the accident on the Tirana-Durrës highway, 7 in serious condition

Ministria e Shëndetësisë jep detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës “Informacion mbi gjendjen e…

19 minutes ago

Inspectorate steps up price checks, 600 to 700 consumer basket items under analysis

Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në zinxhirët tregtarë, ku do të…

20 minutes ago

Bëhen publike formacionet zyrtare të sfidës Bregu i Fildishtë – Norvegjia, titullarë nga minuta e parë emrat kryesorë

Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia do të takohen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të fazës së 1/16-ës finales…

23 minutes ago