Eksperti i shëndetësisë Gazment Koduzi i është përgjigjur ministres Manastirliu duke e cilësuar si numrin 2 për mashtrimin ndaj qytetarëve.
Në reagimin e tij, thotë se ministrja e Shëndetësisë ka gënjyer në fjalën e saj dhe i rreshton 4 pika ku flet për testimet, masat mbrojtëse që sipas tij mungojnë, propozimin e bonusit për mjekë dhe infermierë jo vetëm në spitalet Covid si dhe rritjen 40% të mjekëve.
Reagimi i plotë:
Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.
-Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.
-Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.
-Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.
-Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët.(A.M/Faxweb.al)
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…