Categories: Uncategorized

Patën kontakt me persona me COVID-19, vetë-karantinohen 3 zyrtarë të lartë në SHBA

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19.

Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij. 79-vjeçari Fauci është testuar negativisht për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht, thanë zyrtarët.

Të lidhura

None found

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 68 vjeçari Robert Redfield “do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme” pas një ekspozimi me rrezikshmëri të ulët të mërkurën ndaj një personi në Shtëpinë e Bardhë të testuar pozitivisht, njoftoi gazeta Washington Post duke cituar një zëdhënës.

Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn, i cili është 60 vjeç, po ashtu ndodhet në vetë-karantinë për disa javë pasi ka qenë në kontakt me dikë që ishte testuar pozit për COVID-19. Të tre zyrtarët janë planifikuar të dëshmojnë të martën para një komisioni të Senatit, i cili po shqyrton masat e qeverisë për rihapjen e bizneseve.

Në Shtetet e Bashkuara, tetë nga çdo 10 të vdekur me COVID-19 kanë qenë persona 65-vjeç e sipër. Të premten, Katie Miller, sekretare shtypi e nënpresidentit Mike Pence dhe gruaja e njërit prej këshilltarëve të Presidentit Trump, testoi pozitive, duke ngritur alarmin se virusi mund të ishte përhapur brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Numri i të konfirmuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1,3 milion ndërsa i të vdekurve mbi 78,600 persona. /Voa/

të fundit

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

5 minutes ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

21 minutes ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

33 minutes ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

1 hour ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

1 hour ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

1 hour ago