Ilda Bejleri ditën e sotme ka shkaktuar një aksident në Tiranë ku akuzohet se ka goditur me makinë një shtetase dhe më pas është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.
Aksidenti sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ndodhi sot rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
None found
Sipas deklarimit që ka bërë për efektivët gruaja, e cila mbeti e plagosur, një fuoristradë e zezë e përplasi teksa ajo tentoi të kalonte mes makinave. Gruaja 63-vjeçare me inicialet E.Gj nuk mundi të identifikojë targën e automjetit, por nga personat që ndaluan për ta ndihmuar gruan e plagosur, ajo i ka dëgjuar të shprehen se ishte Ilda Bejleri.
E kontaktuar, moderatorja Bejleri pranoi rastin, por tha se “situata nuk ishte e rëndë” dhe se zonja nuk kishte dëmtim, pasi sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare, shkruan Shqiptarja.com.
Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.
Pavarësisht deklarimeve në media, për policinë automjeti që aksidentoi 63-vjeçaren është i paidentifikuar dhe se “shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin”.
Zonja në fjalë është e shtruar. Gjendja e saj e përgjithshme është e stabilizuar, por 63-vjeçarja ka një dëmtim në gjymtyrë.
Përmes burimeve nga policia mesohet se efektivët e rrugores janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit në fjalë, ndërsa sipas dëshmisë së zonjës, mësohet se ajo është shprehur se “kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e goditi me pjesën anësore”.
Moderatorja sportive ende nuk është shoqëruar në polici, përsakohë ende nuk është idenfifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë, e po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen.
Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…