Categories: Uncategorized

Pas takimit me ambasadorët, Opozita e Bashkuar merr vendimin për Këshillin Politik

Opozita e Bashkuar ka bërë kërkesë që të mbledhë Këshillin Politik ditën e nesërme në orën 10:00 pasi kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një takim rreth një orë me ambasadorët e huaj. Anëtarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen e Këshillit për të prezantuar kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR-it për çështjet që palët nuk bien dakord.

“Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së këshillit politik. Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Të lidhura

None found

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”, shkruhet në email-in e dërguar për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Ditën e sotme, Basha mbajti takim me zv. ambasadoren amerikane Moses Ones, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ambasadorin britanik Duncan Norman, si dhe një përfaqësues nga ambasadorja gjermane. Takimi u mbajt në kuadër të Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese të cilat prekin Kodin Zgjedhor.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

3 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago