Pas 9 orësh takim e negociata mes anëtarëve të këshillit politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, kanë reaguar ambasadorët.
Ambasadorët deklaruan se proges është bërë dhe se negociatat do të vijojnë nesër ndërsa kishin një thirrje për partitë politike.
None found
Ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim: “Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese.
BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime.
Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse nuk ka konsensus për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces.
Edhe Ambasadori i delegacionit te BE-se theksoi se kufijtë për reformën zgjedhore janë rekomandimet e vendosura nga OSBE/ODIHR.
Luigi Soreca: “Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune të gjithë së bashku dhe kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimit Europian është e rëndësishme që të mund përmbushen kushtet dhe që të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE ODIHR.
Kjo është ajo gjë që Këshilli Europian po i kërkon Shqipërisë. Shumë shpejt Komisioni Evropian do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë punën më të lehtë për këtë kornizë.”
“Dëshiroj të falenderoj të gjitha palët për qasjet e tyre konstuktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që le mos ta shpërdorojmë.Para se gjithash është në interes të popullit shqiptar, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…