Një defekt në pajisjet elektrike ka ndërprerë furnizimin me energji në minierën e Trepçës, duke lënë të bllokuar brenda horizontit 11 minatorët e ndërrimit të dytë.
Brenda minierës ndodhen gjithsej 63 punëtorë, ndërsa orari i këtij ndërrimi përfundon në orën 23:00.
None found
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas të dhënave nga menaxhmenti i Trepçës, ekipet teknike janë duke punuar për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Paralelisht, po bëhen përgatitjet për nxjerrjen graduale të minatorëve përmes daljes emergjente. Në vendngjarje ndodhet edhe menaxhmenti i ndërmarrjes, ndërsa aty kanë qenë të pranishëm policia dhe zjarrfikësit.
Më 3 nëntor 1957, Bashkimi Sovjetik shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e eksplorimit hapësinor, duke dërguar për herë…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…
Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…
Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…