Qeveria amerikane po u rekomandon amerikanëve që të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Njofimin për rekomandimin e bëri të premten Presidenti Donald Trump, gjatë konferencës së përditshme për shtyp të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.
None found
Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë, numri i viktimave të së cilës në Nju Jork është më i lartë se sa ai i sulmeve të 11 shtatorit, 2011.
“Maskat, janë vërtet sipas dëshirës së gjithkujt. Mund t’i mbani ose jo. Unë vetë zgjedh të mos ta mbaj por disa njerëz mund të duan ta mbajnë”, tha ai.
Vendimi për të sugjeruar përdorimin e maskave, erdhi ndërsa guvernatorët e shteteve dhe spitaleve kanë shprehur shqetësim për mungesat e maskave profesionale për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë. Po ashtu vjen në një kohë kur ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vendimin e administratës për të mos nxitur përdorimin e maskës nga publiku, në ndryshim nga vendet e tjera të goditura nga virusi.
“Çfarë ka ndryshuar në rekomandimin tonë? Është e rëndësishme që të kuptojmë se studime të fundit kanë treguar se një numër I konsiderueshëm individësh me koronavirus nuk kanë simptoma”, tha Jerome Adams, zyrtari më i lartë shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se të dhënat e reja tregojnë se transmetimi mund të bëhet edhe duke folur, jo vetëm përmes kollës dhe tështimave.
Në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve nga virusi është mbi 275 mijë./VOA
Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…
Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…