Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave.trump
Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”
None found
Duke folur të enjten në një aktivitet për racën dhe politikën në një kishë në Dallas të Teksasit, presidenti tha se si pjesë e këtij plani, ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, ku kërkohet nga policia, që të plotësojë standardet më profesionale për përdorimin e forcës.
“Duhet të punojmë së bashku për të konfrontuar racizmin dhe paragjykimin kudo që të shfaqen. Por nuk mund të bëjmë përparim dhe të shërojmë plagët, duke etiketuar në mënyrë të padrejtë si racistë miliona njerëz të mirë amerikanë”, tha ai.
Presidenti Donald Trump hodhi poshtë gjithashtu kritikat për komentet e tij të mëparshme për nevojën që forcat e rendit të mbajnë kontrollin në rrugë mes trazirave.
“Do t’i qëndoj kësaj”, tha ai.
Hapat lidhur me komunitetet afrikano-amerikane dhe reformat e policisë që zoti Trump i shpallu në Dallas, nuk ka shumë gjasa që të qetësojnë ata që janë të indinjuar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë.
Presidenti Trump tha gjithashtu disa herë se pezullimi ose shpërbërja e departamenteve të policisë nuk mund të lejohet.
Presidenti e minimizoi egërsinë e brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë duke thënë se pjesa më e madhe e policëve janë të mirë, por “gjithmonë ka ndonjë element të keq kudo që të shkosh”.
Ndërsa autokolona e zotit Trump arrinte në kishë, disa grupe protestuesish, ishin aty pranë. Disa mbanin parrulla me fjalë të papërshtatshme. Përkrahës të Presidentit Trump mbanin shenja për rizgjedhjen e tij në nëntor.
Rivali demokrat i Presidentit Trump, ish-nënpresidenti Joe Biden, kritikoi udhëtimin e presidentit në Dallas.
“Për javë të tëra, kemi parë Presidentin Trump që i shmanget një diskutimi kuptimplotë për racizmin sistematik lidhur me racizmin sistematik dhe brutalitetin e policisë”, tha ai në një deklaratë.
“Ai e ka përçarë edhe më tej vendin. Udhëtimi i sotëm në Teksas nuk do ta ndryshojë këtë”, tha ai. VOA
Noah Wyle është shpallur Mashkulli më Seksi i Gjallë nga revista People për vitin 2026, me aktorin 55-vjeçar, i cili…
Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi,…
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…
Partizani U19 - Hradec Kralove U19Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…