Categories: Uncategorized

Paralajmërimi i fortë i gazetarit: Persona të gatshëm për të vrarë shëtisin në Shkodër

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë vetëm pak minuta më parë një postim në rrjetin social Facebook ku ka paralajmëruar se lirimi i pjestarëve të grupit Bajrit ditën e sotme do të shkaktojë krime të tjera në qytetin e Shkodrës.

Hoxha ka publikuar një foto të disa personave të armatosur duke theksuar se 3 prej 5 personave në atë foto janë liruar sot dhe gjasat janë që të ketë vrasje të tjerë në qytet.

Të lidhura

None found

Sipas tij kjo është një zgjidhje për të balancuar forcat në qytet.

Postimi i Plotë

Kur ligji nuk jep DREJTESI, ate e ben plumbi…

Disa dite me pare prokuroria e Shkodres, dorezoi per gjykim dosjen e ekzekutimit te dy vellezerve Brahim dhe Astrit Bilali, te vrare ne pragun e baneses se tyre, me 30 mars 2019.

Por dosja, u dorezua qartesisht, pa emra ekzekutoresh…..edhe pse gjithe Shkodra e di, se kush e ideoi masakren, me objektiv shfarosjen e gjithe burrave te nje fisi, kush e organizoi krimin,
per cfare motivi u be vrasja e dyfishte, kush e terhoqi kembezen e Zastaves, madje dhe se kush ekzekuton me Zastava automatike neper Shkoder.

Sot, gjykata e Shkodres, vendosi me ne fund, te “balancoje” forcat ne terren.

Liroi nga burgu nja tre djem te arrestuar gjate operacionit te shtatorit 2018, nga reparti special RENEA, qe goditi lagjen Dobrac te Shkodres, me synimin per te asgjesuar grupin Bajri.
Pas ketij operacioni policor me vetem nje drejtim, u ekzekutuan ne atentate mafioze dhe 5 qytetare te pafajshem te Shkodres, sigurisht per kompesim nga krahu rival.

Me paftesine e prokurorise te zbuloje vrasjet e vellezerve Bilali, gjykata duket sikur vendosi qe palet ta zgjidhin vet ceshtjen, duke i lene te lire te qerojne hesapet me njeri-tjetrin. Qe nga sot ne mesdite, 3 nga 5 personat qe ndodhen ne keto foto, duke pozuar me maska dhe Kallashnikove, perfshire dhe nje Zastava automatike, gjenden te lire rrugeve te Shkodres.
Sigurisht, ata jane duke kerkuar njeri-tjetrin per te vendosur drejtesine, me gryken e armeve, drejtesi te cilen ua mohoi DREJTESIA.

Dhe kur te dale ajo profecia e kryeministrit, “kokat hengshin”, mos me thoni pse i cilesoj nja 3-4 qytete, me te rrezikshem se te tjeret. Ishallah zoti, larte ne qiell, eshte vigjilent dhe nuk lejon qe bashke me “drejtesine” e plumbave, nuk iken hazret dhe ndonje shkodran i pafajshem qe eshte duke pire kafe ne rruge te madhe.

të fundit

Dritan Goxhaj u sulmua nga kryeministri, Milaim Zeka: Rama e ka pasur shansin të vijë në luftën e Kosovës dhe nuk erdhi! Mbylle dhe mos ja moho të kaluarën në UÇK

Me anë të një postimi në "Facebook", gazetari i njohur, Miliam Zeka, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Edi Rama…

6 seconds ago

Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Amedspor në Superligën e Turqisë

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.Klubi…

8 minutes ago

Çmenduri/ Prapaskenat e kampionatit botëror, nga trajneri që mëson himnin e huaj në autobus, te rekordi që drithëron botën!

Kombëtarja e Marokut, po kalon një periudhë magjike dhe po tregon një stabilitet të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Afrikano-veriorët kanë…

10 minutes ago

Auditimi zbulon parregullsi të theksuara në administrimin e financave publike

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar sot rezultatet e deritanishme të auditimeve për sezonin 2025/2026, duke nxjerrë në pah një…

13 minutes ago

Ardian Gjini tregon qëndrimin e Aleancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente

Lideri i Aleancës Ardian Gjini ka mbatur sot një konferencë për media. I pyetur nëse Aleanca do ta votojë Vjosa…

14 minutes ago

“Bota Sot” në 31-vjetor: Tribuna që mbajti gjallë zërin e diasporës shqiptare në vitet më të rënda

Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit, duke kurorëzuar mbi tri dekada angazhim në shërbim të informimit…

15 minutes ago