Fotografi bardhezi të 100 viteve më parë janë rikthyer me ngjyra, për të treguar se si personeli mjekësor luftoi kundër gripit spanjoll në vitin 1918, në një kohë ku mjekët dhe infermierët në të gjithë botën po përballen me një tjetër krizë shëndetësore, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit të ri, Covid-19.
Në fotografi duken qendra të ndryshme komunitare dhe fusha sportive në Shtetet e Bashkuara, që janë shndërruar në spitale të përkohshme për t’u kujdesur për të sëmurët, ndërsa kinematë ishin të mbyllura dhe njerëzit të detyruar të mbanin maska në fytyrë kur dilnin në ambiente të hapura ose përdornin ambientet publike. Fotografitë e tjera tregojnë situatën tragjike dhe në vende të tjera, si Kanadaja dhe Franca.
None found
Sëmundja, e cila shpërtheu pas nisjes së Luftës I Botërore, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin, duke marrë jetën e mbi 20 milionë personave, edhe pse historianë të ndryshëm e çojnë këtë shifër në 50 milionë.
Vala e parë e virusit, që ishte një mutacion i gripit të zakonshëm, kaloi pa u vënë re, pasi njerëzit shëroheshin brenda 2-3 ditëve, por vala e dytë ishte vrastare, pasi njerëzit humbnin jetën vetëm pak orë pasi shfaqnin simptomat e para, ku ndër të tejra, lëkura u merrte një ngjyrë blu, ndërsa mushkëritë mbusheshin me ujë, duke bërë që të mbyteshin. Pandemia u ndal vetëm me ardhjen e verës së vitit 1919.
Gripi u diagnostikua fillimisht në Spanjë, prandaj edhe mori emrin gripi spanjoll, por shumë kërkues kanë thënë se origjina e tij ishte Kina, për të mbërritur më pas në Europë.
Çdo ditë, miliona përdorues ngarkojnë fotografi dhe dokumente personale në platforma të ndryshme për t’i përpunuar, konvertuar apo modifikuar. Por…
Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nder…
Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat…
Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të…
"Kuvendi do të miratojë një ligj të veçantë për banesa 20 për qind më të lira për çiftet e reja…
Nga darkat me njerëz që nuk i keni takuar më parë deri te klubet e librave dhe ecjet në natyrë,…