Ekipi nga La Liga, Almeria, është rrugës për të krijuar histori me një rekord famëkeq i cili nuk është regjistruar asnjëherë në top pesë ligat evropiane dhe natyrisht është një rekord i padëshirueshëm.
Klubi me qendër në Andaluzi e kishte shmangur rënien nga elita e futbollit spanjoll sezonin e kaluar duke përfunduar në pozitën e 17-të në tabelë.
None found
Pasi fituan kampionatin në ligën e dytë, klubi kishte shpresuar që do të vazhdonin me paraqitje të mira në elitë, por në fakt e kundërta ka ndodhur, pasi Almeria kanë përfunduar në pozitën e fundit në tabelë, aty ku kanë qëndruar që prej fillimit të sezonit.
Ata janë rrugës për të thyer një rekord si ekipi me më së paku pikë të fituara në një sezon të La Ligës që prej se sistemi ndryshoi duke numëruar tri pikë për një fitore, ndërsa momentalisht Sporting Gijon e mban këtë rekord të padëshiruar me vetëm 13 pikë të arkëtuara në sezonin 1997/1998.
Dhe Almeria janë rrugës për ta mbaruar sezonin pa fitore, diçka që nuk është regjistruar në top pesë ligat më të mira evropiane.
Megjithatë, kjo ka ndodhur më herët në ligat tjera, teksa ekipi uellsian Airbus UK Broughton e përfundoi sezonin 2022/2023 me vetëm katër pikë pasi barazuan në dy ndeshje dhe humbën tridhjetë të tjera.
Almeria tani janë 15 pikë larg zonës së sigurt, kanë edhe 11 ndeshje deri në përfundim të sezonit për të shmangur këtë rekord, ndërsa xhiron e fundit pësuan 1-0 ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti…
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…