Categories: Uncategorized

Pamje nga masakra që tronditi botën, tmerri që bënë serbët në Reçak

“Kujdes nënë, ata do të vrasin”, ishin fjalët e fundit e Halim Beqirit, 12 vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg.

Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha Ata vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë”, ka rrëfyer nëna e tij Ema për të dërguarin special të gazetës “Liberation”, në Kosovë, gazetari Pier Azan.

Të lidhura

None found

Kështu Azan në atë kohë nisi artikullin kushtuar masakrës së Reçakut me titull “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, kishte sjell edhe rrëfimin e Azemit, një burrë rreth të dyzetave për masakrën që ndodhi në Reçak.

“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 29 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma në të katër anët. Pjesa tjetër e grupit u dërgua në përrua. Policët serb i prisnin që t’i vrisnin. Të shtunën, trupat e këtyre 20 burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azem Kamberit, 62 vjeçar. Kufoma e tij pa kokë ishte pran shtëpisë së tij. Vëllai i tij, Bedriu, 55 vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë”, vazhdonte rrëfimin Azemi.

Kurse, në artikullin tjetër me titull “Masakra e Reçakut, rrëfimi i një dëshmitari kryesor”, gazetari Pier Azan, sjell dëshminë e një vëzhguesi të OSBE-së, që gazetari e paraqiti në atë kohë me emrin Mike.

“Rreth orës 15:45, forcat serbe u larguan nga fshati dhe ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka, njëri nga njerëzit e mi e mori. Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllait të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. Fshatarët na thanë se nja 20 burra ishin arrestuar. Një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim”, rrëfente në atë kohë vëzhguesi i OSBE-së.

Gazetari vazhdonte rrëfimin duke thënë se ata janë kthyer në Reçak edhe të nesërmen në mëngjes, kurse pasdite aty ka arritur gjenerali William Walker, shef i Misionit të OSBE-së, i cili me t’u kthyer në Prishtinë në një konferencë për media tha se “unë i akuzoj forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për këtë masakër. Para disa ditësh, UÇK-ja liroi 8 ushtarë serbë. Prisnim një masë reciprociteti. E çka kemi në vend të saj? Vrasje të 40 civilëve të pafajshëm. Dëshiroj të di se kush ka dhënë urdhër. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, ka thënë Walker.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata”, dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së. /KosovaPress

të fundit

Shiroka-Pula receives congratulations from the leaders of Finland, Slovenia, Albania and North Macedonia

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga homologu finlandez Alexander Stubb, homologia sllovene Natasha…

5 seconds ago

A police uniform does not give you the right to use violence, says Astrit Iseni

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar lidhur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj dy të rinjve…

1 minute ago

Gjatë një testi në internet, modeli i Anthropic dërgoi në polici një denoncim të sajuar për vrasje

Një test i inteligjencës artificiale përfundoi me informacione të sajuara për një vrasje të pazbardhur, të dërguara në formularin publik…

11 minutes ago

Serbia përjashtohet nga udhërrëfyesit e BE-së, Shqipëria dhe tre vende të tjera udhëheqin procesin

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian do të…

16 minutes ago

Volkswagen prezanton ID. Tiguan, SUV-in elektrik që do të zërë vendin e ID.4

Volkswagen ka prezantuar ID. Tiguan, SUV-in e ri elektrik që do të zëvendësojë modelin ID.4 dhe, në tregun evropian, edhe…

18 minutes ago

Një kundërshtare e mundshme për Infantinon? UEFA shqyrton kandidaturën për kreun e FIFA-s

Gara për president të FIFA-s mund të marrë një drejtim të papritur, pasi në skenë kanë dalë emra të rinj…

21 minutes ago