Categories: Uncategorized

Pa rrugë, pa ujë, pa shëndetësi, fshati në Tiranë i harruar nga Veliaj

Kamera e emisionit “BOOM” në RTV Ora ka udhëtuar në fshatin Kërçukje, aty ku e vetmja gjë pozitive është natyra, pasi infrastrukturë nuk ka.

Edhe pse pak kilometra nga Njësia Administrative Ndroq. në këtë fshat mungon rruga, qendra shëndetësore, uji i pijshëm dhe shkolla.

Të lidhura

None found

Gazetarja: Këtë rrugë ju e përshkoni çdo ditë, a është e vështirë?

Banori: Po, shumë e vështirë, një orë të zbresësh poshtë, një orë e gjysmë të ngjitesh lartë. Kur bie shi ne izolohemi komplet.

Gazetarja: Nëse familja nuk ka një automjet me çfarë lëvizni?

Banori: Me kafshë, në këmbë, këto janë kushtet tona.

Gazetarja: A ka linjë furgonash?

Banori: Jo , nuk bëhet llaf fare, pak banorë ka, kanë ikur

Gazetarja: Po qendra shëndetësore në fshatin Kërçukje si është?

Banori: S’ka fare qendër shëndetësore.

Gazetarja: Kur keni nevojë për një shërbim ambulator, si ja bëni?

Banori: Zbresim poshtë, po të bie shembullin tim, para 6- vitesh, i sëmurë në gjendje të rëndë, për pak desh ngelëm në rrugë, se u vonua makina, nga rruga që është e vështirë. Ne na ka zënë halli që jetojmë se nuk kemi ku të shkojmë, gjendja ekonomike, nëse do kisha gjendje ekonomike, për 24 orë nuk do ja shikoja më fytyrën fshatit.

Banori: Unë jam anëtar i Partisë Socialiste, familje Dëshmori, por këtu nuk është bërë asnjë lloj investimi. Këtu nuk ka linjë autobusi, në këmbë me njerëz të sëmurë.

Gazetarja: Kjo makinë shërben edhe si ambulancë për të sëmurët?

Banori: Po, po edhe naftën ja hedhë vet, mjafton të shpëtojë koka e njeriut.

Gazetarja: Po për ujin e pijshëm si ja bëni, a keni ujë?

Banori: Me kafshë, me bidona!

Gazetarja: Sa vite po bëni kështu në këtë situatë?

Banori: Kjo ka që në kohën e parë, kjo rrugë është bërë në kohën e kooperativës.

Gazetarja: Si ja bëni, e ndjeni vështirësinë e rrugës? Familja juaj përdorë gjithmonë këtë automjet?

Banori: Jo, jo, me gomar, se kjo nuk del.

Gazetarja: Si ja bëjnë fëmijët e vegjël për të shkuar në shkollë?

Banori: Hiç në shtëpi, si filmi Komisari i Dritës.

Gazetarja: Keni bërë ndonjë ankesë, për rrugën, për ujin, për mjekësinë?

Banori: Qindra here kanë ardhur, asgjë, besimi ka mbaruar.

Banori: Shumë problem i madh, këtu shkollë s’ka, dyqane s’ka, qendër shëndetësore s’ka, këtu s’ka asgjë.

Gazetarja: Si ja bëni me ujin?

Banori: Me gomar, ja aty janë bidonat i mbushim me gomar.

Gazetarja: Kur keni një problem shëndetësor si ja bëni?

Banori: Shkojmë në Ndroq, prej Ndroqit në Tiranë, paguajmë makinën 10 mijë lekë. Po ishte dimër këtu nuk vjen njeri, edhe makinë e lartë nuk vjen.

Gazetarja: Sa herë në ditë shkoni për të mbushur ujë?

Banori: Të shikosh ti barkun tim nga lidhësja që ngre bidonat. Asnjëherë nuk ka ardhur doktor këtu, burri im 70 copë gjilpëra ka bërë, me gomar, nuk kishim lekë për të shkuar, vetëm me gomar.

Ajo që ka ngelur nga qendra shëndetësore e fshatit Kërçukje është godinë, e cila ka mbi 10 vite që nuk funksionon.

Ndërsa shkolla ka vetëm 3 nxënës.

Ish-Kryeplaku i fshatit Kërçukje Osman Bleta: Rruga nga Ndroqi deri në fshat është 5 km dhe shumë vite përpara, Fondacioni i Zhvillimit Shqiptar realizoi një projekt minimal, nuk shkoi shumë gjatë edhe krijoi vështirësitë e veta. Për veç këtyre mjeteve të mëdha, mjetet e vogla nuk hyjnë fare, rruga është skandal. Ujin e pijshëm e mbushim me gomar, se është larg, burimet tona janë burime të vogla dhe nuk e përballojnë fshatin.

Gazetarja: Rreth sa familje ka ky fshat?

Ish-Kryeplaku: Ka rreth 20-familje, ky ka qenë konkretisht fshati më i madh në Tiranë.

Gazetarja: Çfarë kuptoni me fjalën, që kryebashkiaku i Tiranës, ka pohuar, se fshatra si Kërçukje do të bëhen lagje të Tiranës?

Ish-Kryeplaku: Shpresojmë ta shpërngulin fshatin ta sistemojnë poshtë, kjo është një shpresë.

Gazetarja: Keni besim?

Ish-Kryeplaku: Po kam besim!

Gazetarja: rruga është kryesore, po qendra shëndetësore?

Ish-Kryeplaku: Edhe qendra duhet, e çuan poshtë në qendër, e lanë për fshatin të vinte doktoresha dy here në javë. Doktoresha është shumë e nevojshme, unë kam qenë vet i sëmurë dhe fatmirësisht arrita gjallë. /oranews

të fundit

Teuta rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, Tetova: Rëndësi ka rezultati, zgjedhjet u detyruan nga mungesat

Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...

1 minute ago

Milionat nga futbolli nuk i mjaftojnë, Lamine Yamal nis investimet në pasuri të paluajtshme

Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…

2 minutes ago

Paloka për përplasjen Rama-Veliaj: Kryeministri i çon njerëzit në burg, kush do veten të bëhet i penduar i drejtësisë; Veliaj di shumë

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

9 minutes ago

Chelsea pëson disfatë të thellë në shtëpi nga Leeds United

Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…

14 minutes ago

Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO, garancitë e sigurisë rikthehen në tryezë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…

14 minutes ago

Gruda, protagonist me gol dhe asistim në fitoren 5-1 të Leipzig ndaj Union Berlinit

Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…

14 minutes ago