Categories: Uncategorized

Opozita: Shkatërrimi i marrëveshjes nga Edi Rama, akt i rrezikshëm!

Opozita e Bashkuar ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me mbledhjen e sotme të Këshillit Politik nga mazhoranca dhe opozita parlamentare pa praninë e saj.

Opozita i kujton maxhorancës se shkatërrimi i marrëveshjes me teorinë e faktit të kryer, është një akt i rrezikshëm që destabilizon vendin.

Të lidhura

None found

Deklarata e plotë:

‘Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,

· pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);

· në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;

·pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;

·në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

·pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.’

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

2 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

2 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

3 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

3 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

3 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

3 minutes ago