Categories: Uncategorized

Opozita e gatshme për zgjidhjen e krizës, Basha i përgjigjet kryeministrit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat theksoi se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor.

“Kam qenë dhe jam i hapur për të diskutuar me të gjithë qytetarët se cili sistem zgjedhor duhet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur”, tha Basha.

Të lidhura

None found

Kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi se kryeministri Edi Rama mund të përdorë si shtojcë për propagandë “alibinë se fajin e ka sistemi”.

“Alibia se fajin e ka sistemi fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Edi Ramës sipas së cilës të gjithë jemi njësoj, kur në fakt e dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri”, tha Basha.

Sipas Bashës, “agjenda e Edi Ramës është pushteti personal”, por opozitarët janë “të gatshëm” që t’i japin “këtë vit, një orë e më parë, zgjidhje krizës politike”.

Anëtarë të Nismës Thurje dhe deputetët Rudina Hajdari e Ralf Gjoni dorëzuan dje në Kuvend propozimin e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

të fundit

Lajmi më i bujshëm për Kombëtaren, konfirmohen prapaskenat e vitit

Tashmë është zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit, po punon që portieri Elia Kaprile të veshë fanellën e Kombëtares. Në Itali…

10 minutes ago

Pas vdekjes së Giorgos Mazonakis, mungojnë sende personale nga vila e tij: peshqiri dhe tavëlli ngrenë pikëpyetje

Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…

11 minutes ago

Pesë nxënëse humbin jetën pasi autobusi që po i çonte në shkollë përfundon në pellg gjatë shmangies së një motoçiklete

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i…

11 minutes ago

Maliqi: Gjykata Supreme zgjidhi 89.57% të lëndëve në tremujorin korrik–shtator 2026

Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari…

11 minutes ago

Nga Parisi, Kurti dhe Rama kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën si realitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi:…

12 minutes ago

Barcelona e konsideron Ait-Nourin si përforcim të mundshëm për krahun e majtë

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…

17 minutes ago