Categories: Uncategorized

OBSH sulmon të rinjtë: Jeni fajtorët e shpërndarjes së COVID-19

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sèmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

Edhe në Gjenevë, ku ka selinë Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

Të lidhura

None found

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi,” tha shefi i emergjencave të OBSH-së dhe baba i tre fëmijëve Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet. “Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19s sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së. Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin,” tha ai. Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.

të fundit

Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…

8 minutes ago

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

11 minutes ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

11 minutes ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

11 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

12 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

12 minutes ago