Në konferencën e zakonshme të mbajtur për të komunikuar përditësimet mbi COVID-19, Maria Van Kerkhove nga OBSH kujtoi se sa serioze është situata jo vetëm për të moshuarit, por edhe për gjeneratat e reja.
“Virusi prek të gjitha moshat, madje edhe të rinjtë janë të rrezikuar”.
None found
Ky ka qenë paralajmërimi i dhënë së fundmi nga mjekja e OBSH-së Maria Van Kerkhove.
“Ky është një virus që mund të shkaktojë infeksione dhe sëmundje te njerëzit e çdo moshe. Mund të shfaqë sëmundje të lehta, serioze dhe madje mund të vrasë. Të rinjtë nuk janë të përjashtuar nga ai”, tha ajo.
“Për shumicën e të rinjve është një infeksion i lehtë, por ekziston një 10-15% që mund të kenë pasoja të rënda” shton doktori Mike Ryan.
Mjekët shprehen se të gjithë duhet ta fiksojnë këtë gjë dhe të mos e anashkalojnë, pasi sipas tyre shpesh kjo lihet në heshtje, ndërsa kanë kujtuar dhe rastin e sotëm të vdekjes së 16-vjeçares, Julie.
Vajza është viktima më e re e Coronavirus, dhe jetonte në Francë. Sipas prindërve, vajza e re ishte e shëndetshme, por më pas pati komplikime nga COVID-19.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…