Categories: Uncategorized

Nxënësit e gjimnazeve: Cigare, hashash dhe kokainë brenda në shkollë

“Në zonën afër shkollave shitet edhe lëndë narkotike, madje edhe brenda shkollave”.

Ka qenë ky denoncimi i një nxënësi, për “Fiks Fare”, i cili tregon degradimin e rëndë të shkollave tona. Patrulla e policisë shihet shumë pranë, por as mësuesit dhe as prindërit nuk janë në gjendje që të ndalin këtë fenomen, që

“Ka nxënës që vijnë në shkollë me kavanoza. Ata shesin hashash edhe kokainë. Kokaina shitet edhe afër shkollës” thotë ai, ndërsa pohon se hashashi është zinxhir; e blej me 3 mijë lekë, ja shes një shoku me 5 mijë lekë. Më pas shitet brenda në shkollë”.

“Përshembull, unë jam në një klasë të 10-të, te D-ja, se janë 10 klasa paralele. Shkoj të marr te klasa C, apo E, një libër matematike. Brenda këtij libri është edhe lënda narkotike e fshehur. Ndërkohë, para gjimnazit rri edhe një patrullë policie. “Ata rrinë vetëm për sherre, jo për bazën e prostitucionit jo për hashashin. Bazat e prostitucionit i di dhe policia” thotë djali. Ndërkohë, kamera e Fiks Fare filmoi pikërisht këtë patrullë policie para gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në afërsi të shkollës, ku bisedon me disa persona që shesin lëndë narkotike në Kamëz. Ai shkon në vendin që shitet dhe disa persona i thonë se aktualisht nuk janë këtu ata djemtë, po këtu rrinë vazhdimisht. Një tjetër i thotë se nuk është ai, duhet të kërkojë. “Hajde pas 1 ore se tani s’kemi” i thonë.

Ndërkohë, pasi faktoi pikërisht shitblerjen e lëndës narkotike, bashkëpunëtori shkon brenda gjimnazit. Disa nxënës i thotë që të dalë mbrapa shkollës te çunat. Shkon mbrapa dhe ata i thonë se duhet të flasë me një nxënës i njohur në të gjithë shkollën. “Nuk e di nëse është A këtu në shkollë, s’po del ai që të lë një takim…” i thotë nxënësi. Të tjerë i thonë se tani s’kemi, ndërsa pinë duhan në ambientet e shkollës. “S’të japim dot fjalën” i thonë ata, ndërsa marrin numrin e telefonit dhe do e marrin ditë të tjera.

AFËR SHKOLLËS SHITET LËNDË NARKOTIKE

Djali – Ta bëj një pyetje?

Banori – Po.

Djali – Ke për të më respektuar?! Ndonjë respekt?

Banori – Nuk janë këtu ata çunat, këtu rrinë zakonisht.

Djali – Ke numra të atyne?

Banori – Jo s’kam. S’kan telefon ata. Vijnë herë pas here ata.

Në zonë vjen një makinë

Shpërndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Ëë?

Shpërndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Po.

Shpërndarësi – Ja të shofi ky (djali tjetër), te ai çuni aty, bën vaki… Hajde më vonë se s’kena, hajde për nja 1 orë.

Djali – Mbas 1 ore ta lë?

Shpërndarësi – Po. Hajt

Djali – Një 10-çe dhe një 5-çe dua unë.

Shpërndarësi 2 – Ok, hajt.

PO BRENDA SHKOLLËS?!

Djali – Ku të shkoj për bar?

Nxënësi 1 – Bar?

Djali – Po

Nxënësi 2 – S’kena bar ne mo zemër. Bar shko mbrapa, gjej çunat mbrapa (shkollës)

Djali – Si kaluat çuna?

Nxënësi 3 – Ça bënë.

Djali – Ta bëj një pyetje?

Nxënësi 3 – Po.

Djali – A ma gjej një teke bar me lekë.

Nxënësi 4 – Teke bar?

(Një nga nxënësit pi duhan brënda shkollës)

Djali – Një teke!

Nxënësi 4 – Ti them A… njëherë. A ke lekë në telefon? Ke ti? Se di është këtu A…, se gjej dot A… O M…, a e pe A… andej para? Mos ishte andej para? Lale s’di ça me të thënë.

Djali – Kur mund të lëmë një takim.

Nxënësi 4 – Se di ore, s’është as ai çuni.

Djali – Kur mund ta lëmë?

Nxënësi 4 – Se di ku ka ik. S’po del asnjë mbrapa (shkolle).

Nxënësi 5 – E di ça do ti, po për Zotin, s’kemi sot.

Djali – Pyeti këta të tjerët.

Nxënësi 5 – Ke ti?

Nxënësi 6 – Ça?

Nxënësi 5 – Ndonjë teke bar?

Nxënësi 6 – Jo (duke pirë duhan në ambientet e shkollës).

Djali – A t’ju pres kur dilni prej shkolle… me ndonjë shok, të pres këtu.

Nxënësi 5 – Të shohim për Zotin, s’të japim dot fjalën që ta gjej.

Djali – A të pres 5 minuta këtu, të pres?

Nxënësi 5 – Ja ta marr në telefon (flet në telefon).

Nxënësi 5 – S’kam sot (më tha)./tch

të fundit

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë…

2 minutes ago

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërroheni

Ditën e djeshme, qeveria izraelite paralajmëroi lëvizjen islamiste palestineze Hamas se, ose do ta pranonte propozimin amerikan për armëpushim dhe…

29 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.9…

1 hour ago

Parashikimi i motit 31 Maj 2025, kthjellime dhe temperatura deri në 30 gradë

Ditën e sotme, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët…

2 hours ago

VIDEO / Shënoi gol në finale dhe priti dy penallti, Etrit Berisha i jep Kupën e Suedisë skuadrës së Hacken

Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj…

9 hours ago

Horoskopi 31 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do…

9 hours ago