Categories: Uncategorized

Nuk ka negociata për Shqipërinë! Holanda ka këto dy kërkesa për vendin

Kroacia ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian dhe për gjashtë muaj do të ketë në fokus kryesor edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por është sërish Holanda që kërkon më shumë rezultate nga dy vendet ballkanike.

Në një intervistë për kroaten “Jutarnji”, Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës, ka deklaruar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit, por duhen më shumë rezultate në sundimin e ligjit.

Të lidhura

None found

Blok ka theksuar se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur Blok.

Në maj të 2020-ës, Kroacia do të organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor ku pritet të përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me Bashkimin Evropian.Kroacia ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian dhe për gjashtë muaj do të ketë në fokus kryesor edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por është sërish Holanda që kërkon më shumë rezultate nga dy vendet ballkanike.

Në një intervistë për kroaten “Jutarnji”, Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës, ka deklaruar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit, por duhen më shumë rezultate në sundimin e ligjit.

Blok ka theksuar se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur Blok.

Në maj të 2020-ës, Kroacia do të organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor ku pritet të përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me Bashkimin Evropian.

të fundit

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e luftës hibride ruse në Evropë: Edhe Kosova mund të jetë në shënjestër

Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…

4 minutes ago

Pas 1711 ditësh larg njëri-tjetrit, familjet ukrainase ribashkohen mes lotësh dhe përqafimesh

Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…

5 minutes ago

Fitorja e demokratëve në SHBA sjell reagime nga liderët botërorë: Vota kundër urrejtjes dhe privilegjeve të elitave

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…

5 minutes ago

Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…

17 minutes ago

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

23 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

23 minutes ago