Categories: Uncategorized

”Nuk ka as avion e as traget”, Rama: Emigrantët do karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre

Kryeminstri Edi Rama në një komunikim për të drejtpërdrejtë theksoi se ecuria e situatës së koronavirusit deri tani është pozitive. Rama u shpreh se tashmë është koha të bëhet një bilanc, ndërsa theksoi se personat që janë të pabindur ndaj masave mbeten një “minë me sahat”.

“Keqardhje që mediat nuk transmetojnë pamje live. Kemi një situatë, në Kakavijë nuk ka asnjë që këron, në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë që nuk kanë urgjencë por kërkojnë të hynë për të takuar familjen. Kur bën patriotin synon që të nxisë katastrofën. Berisha ka shumë vite që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Ata si Saliu i bien këtij avazi që është i patolerueshëm në këtë kohë.

Të lidhura

None found

Është e patolerueshme që të nxiten njerëzit për të ardhur këtu. Kufijtë janë të mbyllur. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm. Kush do të vijojë me dokumente rezidente të vendeve të tjera s’do të hyjë dot. Të tjerët do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur do të marrë ushqim me çmim fiks“, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama theksoi se falë masave të marra dhe të respektuara nga shumica e qytetarëve është arritur të mbahet një numër më i ulët i të prekurve nga koronavirusi.

“Sot jemi jemi vetëm 377 të infektuar dhe ky është rezultat i masave që kemi marrë. Nëse nuk do ti kishim marrë masat sot do të kishim numëruar mbi 200 të vdekur. Nëse shikoni rastet me 1 milion banorë me të vdekurit nga njëra anë dhe me të shëruar nga ana tjetër kemi sot një bilanc të mirë.

Edhe pse asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës, por nëse do të ecim kështu në do ta mbarojmë luftën më kokën lart. Kjo tashmë është falë jush dhe qëndrimit tuaj”, deklaroi Rama.

të fundit

Nesër protesta e studentëve shqiptarë në RMV/ Ambasadori Denion Meidani me mesazh për gjuhën shqipe, citon Gjergj Fishtën: “Mos e lini gjuhën t’uej…”

Në prag të protestës së paralajmëruar të studentëve për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup,…

43 minutes ago

“Ora po ecën”/ Trump paralajmëron sërish Iranin: Duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin. “Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do…

58 minutes ago

“Verdheblutë pushtojnë Tiranën”/ Autokolona pafund me tifozë nga Elbasani drejt “Air Albania”, gati për Egnatian (VIDEO)

Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë…

1 hour ago

Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por…! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…

2 hours ago

Butrint Imeri fshin gjithçka nga Instagrami, çfarë po paralajmëron?

Një veprim i papritur nga Butrint Imeri ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, ku këngëtari gëzon…

2 hours ago

Raporti i fundit: Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit…

2 hours ago