Categories: Uncategorized

Njihuni me “Borëbardhën” nga Tropoja: Me 7 fëmijë dhe dy fakultete (FOTO LAJM)

29 vjeçarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë.

4 shtatzanitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit. Ajo ka përfunduar 2 fakultet një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Pavarësisht kësaj, Ajlini gjithmonë ka gjetur kohën për t’iu përshtatur familjes dhe karrierës.

Të lidhura

None found

GAZETARJA: Ndodhem në lumin Valbonë me familjen Alfredaj. Ajlin dhe Fredi janë prindër të 7 fëmijëve ata jetojnë në Fierzë të Bajram Currit.Më trego pak për familjen tënde të mrekullueshme.

AJLIN ALFREDAJ: Zoti më ka bekuar më 3 palë binjake dhe 1 tek. Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është tek, 3 vjeçe.

GAZETARJA: Ajlin çiftet e reja sot kanë shumë që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me frutin e dashurisë, pra fëmijën. Thuhet se të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe, po kur ke shtatë si është?

AJLIN ALFREDAJ: Fryti i dashurisë është fëmijë është gjëja më e madhe në këtë botë, mund të kesh pasuri, port e çdo gjë tjetër, por nëse nuk ke fëmijë je bosh. Është e vështërië, por me ndihmën e madhë të bashkëshortit Fredi ne ia dalim suksesshëm. Jemi familje e madhe dhe e lumtur.

Shtëpia e familjes Alfredaj, duket si një kopësht privat. Pa ndihmën e bashkëshortit Ajlin do ta kishte të pamundur të kapërcente sfidat e jetës.

GAZETARJA: Kush ka qenë sfida më e madhe që keni kaluar?

ALFRED ALFREDAJ: Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë.

Ndërsa për fëmijët jeta ngjason me përrallën e preferuar. Nënën e tyre ata e therrasin Borëbardha

GAZETARJA: Rea, ti je vajza më e madhe si e ndihmon mamin?

REA ALFREDAJ: Kur motrat bëjnë rrëmujë i mar dhe i vendos në tavolinë dhe i vë të shohin perrallën e preferuar.

GAZETARJA: Po ti vetë u tregon përrall?

REA ALFREDAJ: Po, u tregoj Borëbardhën.

GAZETARJA: Me kë ngjan kjo perrallë?

REA ALFREDAJ: Me ne.

7 fëmijë do të thotë të përballosh 7 kërkesa të ndryshme njëkohësisht. Karakteri i tyre i ndryshëm nga njëri-tjetri e bën edhe më dinamike jetën në këtë familje.

GAZETARJA: Për secilin nga fëmijët do më thuash ndonjë karakteristikë.

AJLIN ALFREDAJ: Rea, kjo është natyra ime, e shkathët e çiltër, por shumë impulsive. Rei, është Fredi i vogël, nuk ecën më zemër, por më objektiva. Selma, është zheni. Ajseli, modele.Amelia është natyrë e ndrojtur, por e zgjuar. Ajla është energjia e shtëpisë, duhet të kesh shumë energji ta përballosh Ajlën. Kenza është qershia mbi tortë e familjes. Gjithçka për ne.

Për Ajlinin dhe Alfredin netët pagjumë janë të pafundme, shumë herë u ka qëlluar që të 7 fëmijët të qajnë njëkohësisht, për ta kjo është simfonia më e bukur. Planifikimi familjar i 29 vjeçares dhe Alfredit nuk ka përfunduar këtu. Ata thonë se Reit i duhet një vëlla./tch

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago