Categories: showbiz

Kate dhe William në Mumbai: princesha mahnit me veshjen indiane dhe bizhuteritë e Elizabeth II

Princi William dhe Princesha Kate ishin në qendër të vëmendjes në Mumbai, ku morën pjesë së bashku në ceremoninë e çmimeve prestigjioze “Earthshot Prize”. Nisma për mbrojtjen e mjedisit është themeluar nga trashëgimtari i fronit britanik.

Mbrëmja u zhvillua në Jio World Convention Centre dhe mblodhi rreth 5 mijë të ftuar, mes tyre yje të kinemasë, muzikës e sportit. Çifti mbretëror mbërriti në tapetin e gjelbër të ceremonisë, raporton Daily Mail.

Të lidhura

None found

Kate zgjodhi një fustan tradicional indian të stilit Anarkali, të dizajnuar nga Mahima Mahajan. Veshja prej mëndafshi të punuar me dorë, e zbukuruar me elemente të arta tradicionale dhe qëndisje delikate, kishte ngjyrë të kuqe të thellë dhe nderonte kulturën e modën indiane.

Stolitë e saj i dhanë një tjetër veçanti paraqitjes: princesha mbante një gjerdan me diamante e smeralde dhe vathët përkatës, që i përkisnin Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

William, nga ana tjetër, kishte veshur një xhaketë tradicionale indiane Bandhgala, të krijuar nga stilisti i njohur Manish Malhotra dhe të pajisur me kopsa të qëndisura me dorë.

Fotografët i kapën të përqafuar në tapetin e gjelbër, me Williamin që mbante dorën rreth belit të Kate. Pas pozimit, ata takuan kryeministrin e shtetit të Maharashtra, Devendra Fadnavis.

Në mesin e të ftuarve të njohur ndërkombëtarë ishin aktori Rami Malek, ylli i kriketit Sachin Tendulkar, aktoret Alia Bhatt dhe Sonam Kapoor, si dhe Simone Ashley, e njohur për rolin e saj në serialin “Bridgerton”.

Programi përfshiu performanca të grupit britanik Take That, që u ngjit për herë të parë në skenë në Indi, dhe këngë nga artistja indiane Shreya Ghoshal. Ceremoninë e drejtoi regjisori dhe moderatori Karan Johar.

Rami Malek foli me vlerësim për Princin William, duke e përshkruar si njeri të thjeshtë, por të përkushtuar jashtëzakonisht ndaj mjedisit.

Kate pati edhe një rol në program: ajo dorëzoi çmimin e kategorisë “Restore Nature”, që iu akordua një projekti nga Butani.

Gjatë fjalës së saj, princesha nënvizoi se mbrojtja e natyrës është thelbësore dhe se mirëqenia e njerëzimit lidhet ngushtë me shëndetin e planetit.

“Natyra është e çmuar. Ne nuk jemi të ndarë prej saj, por jemi pjesë e saj”, tha ajo, duke kujtuar se shumë specie dhe habitate natyrore vazhdojnë të jenë të kërcënuara.

William pritet të theksojë në fjalimin e tij se një planet më i shëndetshëm është i arritshëm dhe se të rinjtë po sjellin zgjidhje konkrete për sfidat mjedisore.

Gjatë vizitës treditore në Indi, çifti përjetoi edhe momente më të çliruara. Në shëtitoren bregdetare të Mumbait, William provoi të ngiste një rikshau elektrik, ndërsa Kate udhëtoi në sediljen e pasagjerit.

Princi e cilësoi përvojën argëtuese dhe përgëzoi teknologjinë e automjetit. Ai bëri edhe shaka me drejtuesit e kompanisë, duke u thënë se nuk e kishte aksidentuar mjetin.

Rikshau është prodhuar nga Mahindra Last Mile Mobility, një prej finalistëve të çmimit Earthshot. Kompania synon të ndihmojë në uljen e ndotjes së ajrit përmes transportit elektrik.

William dhe Kate morën pjesë gjithashtu në edicionin e parë të çmimeve “Children’s Earthshot”, ku u vlerësuan fëmijë dhe të rinj për zgjidhjet novatore që kanë krijuar për problemet mjedisore në komunitetet e tyre.

të fundit

Mediat irlandeze e lidhin përjashtimin e Kreshnik Hajrizit me veprimin e Luis Suarezit

Mediat në Irlandë e kanë krahasuar kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit, me atë të Luis Suarez ndaj Ganës në…

5 minutes ago

85-vjeçari i aksidentuar në Elbasan ndërron jetë pas disa orësh

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

9 minutes ago

Këlliçi dënon ndërhyrjen policore te Kryeministria: Më 28 nëntor, të rinjtë t’i tregojnë Ramës se po i vjen fundi

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

9 minutes ago

Tobacco collection begins at 435 denars per kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

16 minutes ago

Three dead after plane crashes in Arizona National Park

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...] Read More... The post…

17 minutes ago

SHBA-ja sulmon me avionë bazën raketore në ishullin strategjik të Qeshmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

17 minutes ago