Nje person eshte arrestuar dhe nje vajze e re po hetohet e lire, me akuzen e shantazhit dhe kanosjes per dhenie pasurie ndaj nje 23-vjecari.policia tirane
Policia ben me dije se i arrestuari i ka marre me shantazh 23-vjecarit shumen e 16 mije eurove, nderkohe qe vajza e re ka pasur dijeni por nuk ka kallezuar.
None found
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndalohet një 26-vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“.
Procedohet penalisht dhe 1 shtetase, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ka organizuar punën dhe pas një hetimi me medota proaktive kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Transferta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua penalisht shtetasja D. B., 23 vjeçe.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç. Ndërsa shtetësja D. B. ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.
Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte shtetasi M. M., ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…