Categories: Uncategorized

Një amerikane alarmon policinë: Jam e pasigurt! Nuk gjen rehat as në hotelin luksoz

Një shtetase amerikane ka kaluar nëpërmjet një situate aspak të mirë përgjatë mesit të muajit dhjetor. Gjithçka ka nisur me përpjekjen e saj për të ndërruar bravën e derës së shtëpisë derisa përfundoi në komisariat, pas eksperiencës jo të qetë në një prej hoteleve të kryeqytetit.

Ledi B., u drejtua më 11 dhjetor në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ku kishte vendosur të kalonte natën pasi nuk ndihej e sigurt në banesën e saj. Gruaja kërkonte të ndryshonte bravën e derës së shtëpisë, por për shkak se nuk ia kishte arritur dot atë ditë, vendosi të qëndrojë në hotel deri sa të zgjidhej situata në banesën e saj.

Të lidhura

None found

Me të hyrë në dhomën e hotelit, Ledi B., provoi të relaksohej duke u shtrirë në krevat dhe duke parë televizor. Por gruaja amerikane sërish nuk arriti të gjente qetësi. Sipas saj, çarçafët kishin njolla të zbehta, çka i shkaktuan kruarje dhe alergji në disa pjesë të trupit.
Recepsionistja e drejtoi për në një tjetër dhomë, por sërish u refuzua nga Ledi B., e cila vuri re se dhoma lidhej me një derë të brendshme me një tjetër dhomë. Për të, kjo paraqiste pasiguri.

Edhe në dhomën e tretë të hotelit që iu dha shtetases amerikane sërish doli problemi i pasigurisë. Për stafin e hotelit zgjidhja e vetme ishte konktakti me shefin e sigurisë, por as me të gruaja nuk ka gjetur do qetësinë.

E gjendur në këtë situatë paqartësie, gruaja ka telefonuar policinë në numrin 129, si dhe ka vënë në dijeni edhe Ambasadën Amerikane. Ende nuk është sqaruar se çfarë apo kush i ka shkaktuar frikën dhe pasigurinë shtetases amerikane, por tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për t’i vlerësuar./TCH

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

4 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

4 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

4 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

4 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

4 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

4 hours ago