Categories: Uncategorized

Nga prostitutë në pronare, historia e vajzës shqiptare në Belgjikë

Nga prostitutë në biznesmenë, tani rrezikon të përfundojë pas hekurave. Personazhi i historisë është një shqiptare, e cila është vënë nën akuzë në shtetin belg, ku dhe jeton e ushtron aktivitetin e biznesit, si drejtuese e shtëpive publike.

Dashuria me prostitutën

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave belge, një burrë 62-vjeçar nga Koksijde, së bashku me katër persona të tjerë, duhet të përgjigjet para gjykatës së Bruges për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Marc B., tani 62 vjeç, ra në dashuri me një prostitutë vite më parë dhe investoi në shtëpi publike, ku ajo u bë pronare. Burri dhe gruaja shqiptare tani rrezikojnë një dënim me më shumë se 1 milion euro gjobë dhe burg.

Punësimet e paligjshme

Akuza na çon pas në vitet 2013-2015. Sipas prokurorisë, jo gjithçka ishte ashtu siç raportohej te autoritet nga shtëpitë publike të 37-vjeçares Elisabeta R, në distriktin ‘Hazegras’ në Ostend. Belgia “Het Laatste Nieuws” raporton se: Marc B. fillimisht ishte një klient i 37-vjeçares shqiptare, por më pas ra në dashuri me të. Kur ajo filloi të drejtonte një biznes vetë, ai vendosi të investojë në bizneset e të dashurës së tij të re. Ai jo vetëm që operonte dy shtëpi publike, por gjithashtu akuzohet se punësoi prostituta në një shtëpi përgjatë “Parklaan” në Bredene dhe në një apartament në “Luikstraat”, në Ostend. Midis 19 Dhjetorit 2013 dhe 16 Dhjetorit 2015, 95 prostituta dyshohet se janë punësuar aty.

Sipas prokurorit publik, punësimet nuk ishin të ligjshme. Sipas akuzës, Marc B. dhe Elisabeta R janë fajtorë për trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzimin e prostitucionit dhe falsifikimin e dokumenteve. Prokuroria pretendon se të dy kanë falsifikuar dhe fletë-pagesat e punonjëseve. Marc B. dhe Elisabeta R. rrezikojnë secili 2 vjet burg dhe gjobë prej 570,000 eurosh.

Mbrojtja

“Klienti im ishte një biznesmen i suksesshëm, por përfundoi në rrugë pas ndarjes me gruan e tij,” tha Joris Van Maele, avokati i belgut Marc B. “Ndarja erdhi pasi ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Klienti im shkoi të kërkonte dashurinë atje ku ishte më e lehtë për ta gjetur: me prostituta. Ajo i kërkoi që të investonte dhe ai e bëri. Megjithatë, ai kurrë nuk ka bërë ndonjë fitim apo ka luajtur një rol vërtet aktiv”, citohet avokati nga media belge.

Frederieke Cloet, mbrojtësja ligjore e 37-vjeçares shqiptare, hodhi poshtë akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. “Ajo një viktimë, donte të punonte për t’u kthyer në vendin e saj të lindjes”.

Të pandehurit e tjerë

Përveç Marc B. dhe Elisabeta R., një 44-vjeçar nga Bredene është gjithashtu i pandehur. Ai i dha me qira çiftit shtëpinë e tij në Parklaan për një muaj dhe rrezikon 18 muaj burg për këtë. Gjithashtu u kërkua burgim nga 15 dhe 10 muaj për një burrë dhe grua shqiptare që ofronte “shërbime urgjente”. Seanca e radhës gjyqësore zhvillohet më 26 shkurt.

të fundit

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

9 minutes ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

23 minutes ago

Habjon Hasani ironizon “Albanian Files”: Mund të kthehet në aktakuzë ndaj Ramës

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

30 minutes ago

Modeli statistikor nxjerr në pah favoritët për triumfin në Kupën e Botës

Platforma e njohur për statistika dhe analiza të futbollit, Football Meets Data, ka publikuar parashikimet dhe probabilitetet më të fundit…

2 hours ago

Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u…

2 hours ago

Jordan Henderson vendos rekord me Anglinë pas vetëm pak minutash në fushë

Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë…

3 hours ago