Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e nesërme, ku do të merret dhe vendimi për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar në Facebook se do të mbajë rezistencë.
None found
” Nga rehatia e shtëpisë së tyre, këta qytetarë të cilët janë pjesë e këshillit jolegjitim sepse të dalë nga zgjedhje krejtësisht të kontestuara, që janë bojkotuar nga mbi 85% e votuesve, nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar”, shkruhet në deklaratëne Aleancës.
Mesazhi
Të dashur artistë, qytetarë, mbështetës të palodhur të çështjes së Teatrit!
Anëtarët e këshillit bashkiak të bashkisë Tiranë kanë marrë këtë njoftim lidhur me mbledhjen e nesërme të këshillit në të cilën në mënyrë elektronike, nga rehatia e shtëpisë së tyre, këta qytetarë të cilët janë pjesë e këshillit jolegjitim sepse të dalë nga zgjedhje krejtësisht të kontestuara, që janë bojkotuar nga mbi 85% e votuesve, nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Kompania që manaxhon rojet private, Illyria Guardian, që është polici në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka marrë urdhër që t’i ndalojë ato të afrohen.
Vëmendja dhe angazhimi ynë nuk është kërkuar ndoshta asnjëherë më shumë më parë sesa në këto ditë.
#mbroteatrin
#nejemiteatri
#teatridoterroje
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…