Categories: Uncategorized

Nëna nga Lezha: Djalin ma vranë, vajza e sëmurë më dhunon, e gjeta me sëpatë në dorë!

Një histori njerëzore u trajtua në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24.

64-vjeçarja Drane Deda nga Lezha trokiti në studio për të apeluar për ndihmë, pasi vajza e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht.

Të lidhura

None found

E bija është 26 vjeçe dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nëna pohon se shenjat e agresivitetit vajza i ka dhënë që në moshën gjashtë vjeçare, debaton dhe tenton ta godasë nënën aq fort, sa shpesh herë është detyruar të ndërhyjë policia.

Nuk kanë munguar as kërcënimet me jetë, ndaj Drane bën apel për ndihmë që shteti t’i gjejë një zgjidhje rastit të saj. 64-vjeçarja rrëfen me lot në sy jetën e vështirë në një shtëpi me vajzën. Mjekët e spitalit të Shkodrës nuk i japin rrugëzgjidhje, madje i thonë se sëmundja e saj është normale, duke refuzuar që ta mbajnë në spital.

Por, vuajtjet për këtë nënë nuk kanë të sosur. Në një rrëfim të pazakontë përballë autores së emisionit, Evis Ahmeti, 64-vjeçarja tregoi vrasjen makabre të djalit para 10 vitesh. Ajo tha se ngjarja ka ndodhur në rrethana të errëta dhe vrasësi ka lidhje me shtetin dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Për më shumë ndiqni historinë…!

Drane Deda: Jeta ime me 9 fëmijë ka qenë si në fshat. Kur më vdiq plaku djali i vogël iku jashtë së bashku me motrën e vet. Kjo filloi “unë do të vras do të mbys”. E gjej një ditë më sëpatë, ia hoqa po e bëri si rrugë pastaj. Në fillim ishte mirë, por bëjnë punë edhe ilaçet. Para disa viteve jashtë në Belgjikë është bërë operacion, por ishte me siklet se ata s’mund të bënin më shumë gjë se mund t’i kapnin nervin. Ka qenë mjekimi i gabuar këtu që ka shkuar situata e vajzës deri këtu, kaq e rëndë.

Unë s’di me u marr vesh me punët e doktorëve, unë i jap ilaçet, kaq. Në Shkodër në Spitalin Psikiatrik e kam shtruar, e kanë mbajtur edhe 7 muaj, kur vinte në shtëpi, rrinte një javë mirë, pastaj rifillonte prapë njësoj.

Unë kam qenë në fshat, kur më ka vdekur djali, s’di gjëra në lidhje me vrasjen, i ka ndjekur burri të gjitha gjyqet, nuk donte që të hynte ne konflikt djali tjetër. Mua s’ma hapte fare këtë bisedë. Thuhet se shteti e ka gjetur autorin që e ka vrarë tim bir, ai është dënuar 3 vite dhe ka bërë vetëm 1.5 vite burg, ka dalë me lekë.

Në telefon dr. i Spitalit Psikiatrik, Gjon Preçi: E kam parasysh për kë paciente bëhet fjalë. Shkodra ka një shërbim me shtretër me një kapacitet prej 55 shtretërish. Natyrisht që rastin për të cilin ju flisni ne e njohim, është epileptike dhe herë pas herë ka problematika të tjera dhe sjellje agresive. Rasti është shtruar disa herë në spital. Spitali ka disa kritere për të trajtuar raste të tilla.

Shtrimi ka një afat kohor, s’mund të jetë pa afat. Në spital është mbajtur vetëm muajin e parë, ndërsa muajt e tjerë është çuar pranë një qendre mbështetëse meqë jetonte vetëm me nënën e vet. /BW

të fundit

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

18 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

48 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

1 hour ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

2 hours ago