Categories: Uncategorized

Në vetëm një javë! 10 infermierë dhe një mjek me Covid-19 tek “Shefqet Ndroqi”

Brenda një jave, 10 infermierë dhe një mjek të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë infektuar në vendin e punës nga virusi covid. Burime konfirmuan se 10 infermierët dhe mjeku janë pjesë e ekipit të spitalit që prej periudhës kur u shndërrua në spital covid, që po përballon një fluks të lartë shtrimesh.

Ekipi mjekësor punon në kushte tejet të vështira, me orare të zgjatura dhe me numër të vogël personeli pasi një mjek shërben rreth 18-20 pacientë. Të ndodhur në këto kushte, rreziku i infektimit ka qenë mjaft i lartë ccka ka vënë në rrezik jetën e personelit mjekësor.

Të lidhura

None found

Një prej mjekëve të infektuar është mjeku anestezist Alban Hatibi i cili u shtrua javën e shkuar në gjendje të rëndë në spitalin ku shërben vetë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Vënia në rrezik e personelit shëndetësor nuk është e duhura pasi në mungesë të stafit mjekësor, shërbimi ndaj pacientit është i cunguar e për më tepër vë në rrezik dhe jetën e tij.

Në këto kushte, kur pandemia po merr përmasa të frikshme, me 150 raste të reja çdo ditë dhe numër të lartë viktimash, e vetmja mënyrë është shtimi i kapaciteteve të terapisë intensive, e cila do të çlironte të dyja spitalet Covid dhe do të lejonte stafin mjekësor të ofronte shërbim cilësor për pacientin.

Por siç duket, jo vetëm pacienti që preket nga koronavirusi, por dhe mjeku nuk e ka në dorë jetën pasi mungesa e kushteve në spital cenon dhe kujdesin shëndetësor për të dyja palët. E në këto raste kur jetët e humbura tek bluzat e bardha në Shqipëri deri tani numërohen 3, frika se ky numër mund të rritet bën që shumë mjekë e infermierë të jetojnë me ankthin e infektimit dhe rrezikimit të jetës në vendin e punës. Deri kur kështu?/Gazeta Shqip

të fundit

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

5 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

13 minutes ago

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

20 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

20 minutes ago

Premio e “çmendur” nga FSHF, zyrtarizohet shifra që përfituan lojtarët dhe stafi i Kombëtares

E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…

21 minutes ago

Ministry of Finance: Registration of bonds with 4.6% interest closes on December 1

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…

24 minutes ago