Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit. Edhe dy zonja 58 dhe 59 vjeç nga Tirana ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Spitalin Infektiv, duke e rritur në 83 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Nga 26 qershori deri sot, pra, për 13 ditë pa ndalim, kanë vdekur 28 persona, ose nga 2 – 3 persona përditë. Në këto dy javë kanë vdekur në Shqipëri po aq pacientë sa në dy muajt e pikut të epidemisë, mars dhe prill.
None found
Më 29 prill u shënua vdekja e 31 e një zotërie 71 vjeçar nga Shkodra dhe gjatë muajit maj nuk pati më vdekje, gjë që solli zonat e gjelbëra dhe mbylljen e karantinës.
Shtrimet e pacientëve në Spitalin Infektiv janë po ashtu në shifra maksimale. Aty po mjekohen aktualisht 83 pacientë, 3 më shumë se më 2 prill, kur ishte maksimumi i valës së parë të epidemisë. Në këtë Spital 14 pacientë janë aktualisht në terapi intensive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 68 persona të infektuar rishtas. Këto janë sa dyfishi i 34 rasteve maksimale të zbuluara më 25 prill. Gjatë prillit u zbuluan mesatarisht 8-34 persona të infektuar,
Sot, megjithë kthimin e vdekjeve të vazhdueshme në fund të qershorit, zyrtarët pohuan se nuk po planifikohet një karantinë e dytë, por vetëm zbatimi i masave shëndetësore. Puna, lokalet dhe transporti publik janë hapur masivisht, por masat mbrojtëse të qytetarëve janë të pakta./VOA
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…
Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin…
Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.Policia do…
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish…