Detyrimi ligjor për pajisjen e automjeteve me mjete dimërore në Maqedoninë e Veriut nis më 15 nëntor.
Policia do të zhvillojë kontrolle në rrugë dhe drejtuesit që nuk respektojnë kërkesat do të gjobiten me 45 euro, në kundërvlerë denarësh.
None found
Rregulli do të jetë në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm dhe zbatohet pavarësisht nëse në rrugë ka borë ose ngrica.
Për automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të katër rrotat, me profil të paktën 4 milimetra. Alternativë janë gomat verore me profil minimal 4 milimetra, të shoqëruara me zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
Ndërkohë, automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të përdorin goma dimërore me profil minimal 6 milimetra, ose goma verore me profil të paktën 4 milimetra dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.
Autoritetet u kërkojnë drejtuesve që të marrin masat e nevojshme në kohë, në mënyrë që të shmangin rrezikimin e vetes dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish…
Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku…
Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…
Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...