Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Mihallaq Boraku, 49-vjeç i shpallur në kërkim.
Sipas mediave italiane Boraku akuzohet se ka trafikuar me gomone nga Shqipëria në Italia rreth 200 kg drogë. 49 vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia e Cuneo në afërsi të Napolit.
Boraku rezulton se është dënuar nga drejtësia italiane me 8 vjet e 4 muaj burg, ndërsa ishte shpallur në kërkim pas operacionit të antimafias së Torinos i koduar “Besa” dhe i ekzekutuar në maj të 1997.
Sipas policisë italine, në gjurmët e shqiptarit kishin rënë prej dy muajsh ndërsa e kanë mbajtur në vëzhgim deri në finalizimin e arrestimit të tij.
Ndërkohë kreu i Policisë së Cuneo, Emanuele Ricifari deklaroi se “ky qe një operacion mjaft i rëndësishëm që dëshmon se ngjarjet nuk mbeten në harresë.”
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…