Një punonjës i Doganës shqiptare ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.
Kolegët dhe stafi i administratës i ka bërë një ngushëllim në faqen zyrtare në Facebook ku jepen edhe detaje.
Mësohet se R.K, ishte shtruar prej ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.
“Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”- shkruhet në postim.
Albeu.com mwson se viktima wshtw 60 vjeçari Ramzan Kulla, vëllai i ish-të fortit të Tiranës në trazirat e vitit 1997, Nehat Kulla.
POSTIMI I PLOTE I DOGANËS SHQIPTARE
Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19
Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.
Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.
I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
Bashkohemi me dhimbjen tuaj!
Të prehesh në paqe koleg!
Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën po punojnë çdo ditë punonjësit e ADSH-së, ata janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme. /albeu.com/
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…
Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës…
Chelsea është paralajmëruar për temperatura ekstreme, teksa termometri në Filadelfia pritet të ngjitet ndjeshëm përpara ndeshjes së fundit në fazën…