Chelsea është paralajmëruar për temperatura ekstreme, teksa termometri në Filadelfia pritet të ngjitet ndjeshëm përpara ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube ndaj ekipit tunizian Esperance.
Sipas parashikimeve, të martën në mbrëmje pritet një temperaturë ekstreme prej 39 grad celsius, çka ka bërë që autoritetet lokale të shpallin një Emergjencë Shëndetësore për shkak të Nxehtësisë në qytetin më të madh të Pensilvanisë.
None found
Ndeshja do të luhet në Lincoln Financial Field, një stadium i hapur, duke rritur rrezikun për shëndetin e lojtarëve dhe stafit.
Skuadra e Enzo Marescas, që po stërvitet aktualisht në Filadelfia, po tregohet e kujdesshme. Lojtarë si Reece James dhe Romeo Lavia, të cilët kanë pasur probleme muskulore në të kaluarën, po menaxhojnë me kujdes minutat e lojës për shkak të kushteve ekstreme.
Për t’u përshtatur me temperaturat e larta, skuadrës iu dha një ditë pushimi për rikuperim.
Ndryshe nga ndeshja e kaluar kundër LAFC, e zhvilluar në stadiumin e kondicionuar Mercedes-Benz në Atlanta, përballja me Esperance nuk do të ofrojë komoditete të tilla. Të dy stadiumet janë në listën e vendeve pritëse për Kupën e Botës 2026, e cila gjithashtu do të zhvillohet në kulmin e verës në SHBA.
FIFA ka reaguar në mënyrë proaktive. Një zëdhënës i organizatës tha për Mail Sport:
“Prioriteti ynë kryesor është shëndeti i të gjithë të përfshirëve. Ekspertët mjekësorë të FIFA-s janë në kontakt të vazhdueshëm me klubet pjesëmarrëse për të adresuar menaxhimin e nxehtësisë dhe aklimatizimin”.
FIFA ka vendosur oficerë mjekësorë që bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet lokale për të menaxhuar rreziqet, përfshirë edhe ato të lidhura me temperaturat ekstreme.
“Siç ka ndodhur me sukses në turnetë e mëparshëm, dhe sipas rregulloreve të Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, do të zbatohen masa parandaluese në të gjitha ndeshjet, përfshirë pushime për freskim në minutat e 30-të dhe 75-të, në përputhje me protokollet,” shtoi zëdhënësi.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive.…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për tri prurjet e reja në Kombëtare, Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Bleon…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…
Detyra jonë është t'u rezistojmë presioneve politike dhe ta mbajmë politikën brenda kornizës së ligjit, tha sot në Ohër Kryetari…