Categories: Uncategorized

Mziu zbulon planin “sekret” PD-PS për zgjedhjet lokale, kush demokrate do të sfidojë Veliaj?

Xhelal Mziu ka zbuluar planet e PD për të mbajtur njëkohësisht edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Kjo sipas tij e garantuar pas marrëveshjen me PS.

Të lidhura

None found

Mziu duket se do të kandidojë sërish, për t’u rikthyer në krye të Bashkisë Kamëz.

PD mësohet se do të kandidojë me të njëjtët emra që ishin në krye të bashkive, sikurse do të kandidojë edhe me emrat e deputetëve që dogjën mandatet për në Kuvendin e ardhshëm.

Mësohet se për Tiranën, PD-ka është duke shqyrtuar kandidaturën e Jorida Tabakut, e cila për këtë arsye është zgjedhur të udhëhequr fushatën në kryeqytet, së bashku me Grida Dumën.

Kjo e fundit do të udhëheqë listën për deputetë nga qarku i Tiranës, për në Kuvendin e ardhshëm.

Pas një takimi me kreun e demokratëve, Basha, sot Mziu ka shprehur vullnetin e tij për t’ju nënshtruar votës së anëtarësisë, për zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse e drejtoi Kamzën për 3 mandate, Mziu nuk e fsheh dëshirën për të vijuar projektet e lëna pezull në vitin 2019.

“Për të qenë korrekt me zbatimin e udhëzimit të PD duke pasur dhe ambicien time, i kërkova kryetarit të PD të Shqipërisë dorëheqjen nga ky funksion.

Me synimin për të vazhduar konkurrencën pa pasur funksionin kryetarit të partisë. Por në komunikim me bazën duke shprehur ambicien time për të vazhduar projektin e lënë gjysmë të drejtimit të Bashkisë Kamzës”, theksoi ai.

Cili do të ishte vendimi i Mziut nëse anëtarësia e degës së Kamzës do të propozonte emrin e tij për të qenë në parlamentin e ardhshëm?

“Unë kam një lidhje organike duke qenë edhe banor i atij qyteti duke pasur mjaft projekte. I bindur jo vetëm në bashkëpunimin tim me qytetarët, por i bindur edhe në fitoren e qeverisë Basha do të bëj maksimumin në atë qytet”, u shpreh Mziu.

Ai është shprehu i bindur se Bashkinë e Kamzës mund ta kishte mbajtur edhe me forcë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, por pohon se udhëzimi i kryedemokratit Basha ishte që për rrëzimin e procesit të ndiqej rruga ligjore.

“Nëse do të ishte për ta mbajtur me forcë jam i sigurt që nuk do ta kisha dorëzuar kot. Nuk mund të kthehemi si në kohën e principatave për të mbrojtur kalanë me forcë”, u shpreh ai.

Pas udhëzimit të miratuar në kryesinë e Partisë Demokratike 2 kryetarët e degëve lokale të PD, Luan Baçi në Fier dhe Andrea Mano në Korçë dhanë dorëheqjen, pas tyre Xhelal Mziu ashtu si ata veproi edhe Xhelal Mziu, i cili shprehu ambicien e tij për të qenë kandidat për Bashkinë e Kamzës.

të fundit

Snopçe: Ndërprerja e seancës së pyetjeve në Kuvend krijon precedent shqetësues për demokracinë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

3 minutes ago

Andonovska mohon se ISHP-ja ka kërkuar përjashtimin e fëmijëve të pavaksinuar nga shkollat dhe kopshtet

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

3 minutes ago

Thaçi viziton punimet në rrugën “Sokoli” në Plemetin, teksa në Obiliq vijojnë projektet infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

6 minutes ago

Zbulohen mbetje mortore në Brod, identiteti pritet të përcaktohet me analiza të ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

17 minutes ago

Kosova vijon përgatitjet për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…

25 minutes ago

Real Madridi rikthen Michael Olisen në fokus, Bayern Munichu kërkon ta mbajë

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…

25 minutes ago