Gjatë gërmimeve për kërkimin e personave të zhdukur me dhunë, sot janë zbuluar mbetje mortore në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Identiteti i tyre nuk dihet ende.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se zbulimi u krye më 12 nëntor 2026. Mbetjet do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së për t’u identifikuar.
None found
Kërkimet në këtë vend nisën më 6 nëntor, pasi u sigurua urdhri përkatës gjyqësor. Në gërmimet e para, ekipet nuk arritën ta lokalizonin varrin e dyshuar: ndryshimet që kishte pësuar terreni ndër vite e bënin të vështirë përcaktimin e vendndodhjes së saktë. Mbetjet mortore u gjetën pas vazhdimit të punës në terren.
Operacioni u zhvillua në koordinim mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur. Mbështetje dha edhe Prokuroria, Departamenti për Krime Lufte.
Sipas Komisionit, trajtimi i këtij lokacioni lidhet edhe me bashkëpunimin rajonal, përfshirë komunikimet me institucionet e Kroacisë përgjegjëse për personat e zhdukur gjatë luftës. Në përcaktimin e vendit ndihmuan gjithashtu familjarët e personave të zhdukur, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe qytetarë që dhanë informacione të rëndësishme.
Komisioni falënderoi institucionet dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe përsëriti përkushtimin për të ndriçuar fatin e të gjithë personave të zhdukur me dhunë.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…