Categories: Uncategorized

I vranë vëllanë, Murataj flet nga burgu: Kush është Klement Çala

Aleksandër Murataj, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i arrestuar për grabitjen e vitit 2017 në rrugën e Rinasit, ka folur nga burgu për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus.

Në një lidhje telefonike nga burgu 313 në Tiranë, Aleksandër Murataj është pyetur për Klement Çalën, i arrestuar më 19 Mars 2020 i dyshuar si një nga grabitësit kryesorë të Rinasit.

Të lidhura

None found

Aleksandër Murataj shprehet se nuk ka miqësi me Klementin, por sqaron se e ka takuar dy herë për shkak të miqësisë që Klement Çala kishte me vëllain e tij të ndjerë, Admir Murataj.

Aleksandër Murataj u pyet edhe për vrasjen e vëllait të tij Admirit, që mbeti i vdekur në Prillin e vitit 2019 gjatë grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Aleksandër Murataj thotë se nuk është sqaruar ende për vdekjen e vëllait.

Në cilat rrethana e njihni ju personalisht shtetasin Klement Çala?

Aleksandër Murataj: Klement Çalën në jetën time mund ta kem parë dy herë. Dy herë e kam parë në shoqëri me vëllain. As nuk kam një lidhje me Klement Çalën, as nuk kam një njohje apo ndonjë prezantim. Një njeri që mund të prezantohet në tavolinë, mik i imi edhe asnjë gjë me tepër.

Mik i juaji? Kur e keni takuar për herë të fundit?

Aleksandër Murataj: Jo mik i imi, domethënë në prezantim e sipër në tavolinë me vëllain, ma ka prezantuar vëllai mik i imi. Asnjë njohje apo asnjë gjë më tepër në lidhje me Klement Çalën.

Ai akuzohet i përfshirë në grabitjen e fundit, atë të vitit 2019, aty ku humbi jetën vëllai juaj, i ndjeri Admir Murataj. Në atë kohë ka folur vëllai tjetër i juaji, Cani, dhe në momentet e para foli për dyshime se shokët e kishin tradhtuar apo përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën vëllai juaj. Më pas foli që këtë çështje mund ta zgjidhte drejtësia dhe në rast se nuk e zgjidhte drejtësia do mundohej të zbardhte të vërtetën e humbjes së jetës të vëllait tuaj, familja juaj, në mënyra të tjera. Keni një koment për arrestimin e Klement Çalës dhe a keni një kërkesë llogarie ju ndaj shokëve të Admirit për atë çfarë ka ndodhur në Prillin e vitit 2019?

Aleksandër Murataj: Për kapjen e Klement Çalës nuk kam çfarë të komentoj unë. Vëllai im Cani në ato momente mund të ketë folur sikur çdonjërit i humbet vëllai, i traumatizuar, pavarësisht në çfarë rrethanash.

A jeni të sqaruar ju se kush e ka vrarë vëllain tuaj në Prillin e vitit 2019?

Aleksandër Murataj: Të them të drejtën nuk jam sqaruar akoma, por me kalimin e kohës kur të fillojnë që të zbardhen ngjarjet avash-avash, ma do mendja që edhe kjo punë do të zbardhet ndonjë ditë.

A ka tentuar familja juaj të kontaktojë me ndonjë prej shokëve të Admirit, të cilët janë të akuzuar për atë ngjarje të 2019?

Aleksandër Murataj: Të them të drejtën, siç e dini edhe ju, unë jam këtu te 313, edhe nuk kanë thënë gjë në lidhje me këtë ngjarje.

të fundit

Mohamed Salah paraqet një kërkesë të veçantë pas zgjedhjes së Trabzonsporit

Është zbuluar kërkesa e pazakontë që Mohamed Salah ia bëri Trabzonsporit pasi ish-ylli i Liverpoolit udhëtoi drejt Turqisë për të…

47 seconds ago

Prokuroria Speciale e Kosovës heton ish-ministrin Liburn Aliu

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai ka…

5 minutes ago

Zbulimet e varrezave të dyshuara në veri rikthejnë dyshimet mbi arsyet e kontrollit serb në Kosovë

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të dielën se kanë zbuluar një lokacion të ri në Zubin Potok, ku dyshohet se…

6 minutes ago

Operacioni “Shtegu” në Krujë/ Arrestohet Agron Basha, i dënuar me 4 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi…

6 minutes ago

Dron me eksploziv pranë avionit ukrainas në Leipzig, Trump i thotë jo kërkesës për raketa Patriot

Një dron i pajisur me eksploziv është gjetur pranë një avioni transporti ukrainas në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, duke shkaktuar…

7 minutes ago

Dyshohet se vrau 38-vjeçaren dhe e la trupin në valixhe, boksieri 26-vjeçar del para drejtësisë në Athinë

Boksieri afgan Sharif Ahmadzai, 26 vjeç, është paraqitur këtë të mërkurë para gjykatës në Athinë, i akuzuar për vrasjen e…

7 minutes ago