Categories: Uncategorized

Mos u fiksoni pas gjërave të vjetra, kjo shenjë të bëjë kujdes

Dashi

Dashuria do të ecë mjaft mirë në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Bëni mirë që të mos përfshiheni në histori që nuk ju bindin. Sa i takon punës, ka ende probleme të cilat duhet t’iu jepni zgjidhje.

Të lidhura

None found

Demi

Dita do të jetë mjaft emocionuese sa i takon dashurisë, ku do të keni mundësi që të përjetoni emocione të bukura. Mundohuni që të mos veproni me kokën tuaj dhe të dëgjoni këshillat e mira. Në punë, mund të mbyllni çështje me leverdi.

Binjakët

Mundohuni që të shmangni përplasjet në dashuri, sidomos gjatë pasdites. Në punë do të keni mundësi të çoni përpara kërkesat tuaja, veç mundohuni që të prisni mundësinë e duhur dhe mos u fiksoni pas gjërave të vjetra. Megjithatë do të ndjeni pak lodhje.

Gaforrja

Më në fund do të ketë një rikuperim të ndjeshëm në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Do të ndiheni më mirë dhe kjo gjë do të shihet në raport me partnerin/en. Në vendin e punës gjatë kësaj dite do të ketë zhvillime shumë interesante, veç mundohuni që të mos inatoseni, nëse diçka nuk shkon në drejtimin e duhur.

Luani

Do të ndiheni më të relaksuar dhe më pak të tensionuar në raport me ditët e mëparshme. Mjaft të favorizuara janë raportet ndërpersonale dhe avantazhet në punë. Mundohuni që të relaksoheni dhe të mos qëndroni zgjuar deri vonë.

Virgjëresha

Bëni kujdes ndaj disa tensioneve në dashuri, pasi gjatë këtyre ditëve do të keni më shumë debate dhe rrezikoni një krizë të fortë. Ndërsa në punë, situata do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni mundësi që të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë shumë pozitive për dashuri, ndaj nëse duhet të flisni bëjeni tani. Në punë, është e pamundur që të rikuperoni diçka, për shkak se ka shumë ngadalësime. Nëse ka çështje ligjore, më mirë gjeni një marrëveshje.

Akrepi

Dita do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës, shkruan noa.al. Në punë, ka disa situata që duhen riparë, por çdo gjë do të sistemohet.

Shigjetari

Gjatë kësaj të marte mund të hapni zemrën dhe të flisni për dashurinë. Nëse sapo keni dalë nga një lidhje, tashmë do të keni mundësi që të rinisni pa pishman, pasi ky është moment i favorshëm për njohje të reja. Në punë duhet të përvishni mëngët, pasi ka shumë mundësi që duhen shfrytëzuar.

Bricjapi

Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku do të ketë një rikuperim dëshire për të marrë vendime të rëndësishme. Lajme të mira do të ketë edhe sa i takon punës.

Ujori

Keni rigjetur dëshirën për të dashuruar, por kjo gjë do të krijojë jo pak tension. Në sferën profesionale, ka nevojë për rikuperim, sidomos për çështjet ekonomike. Mundohuni veçse që të mos i bëni gjërat nxitimthi.

Peshqit

E marta do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ndaj kujdes dhe mos ushqeni tensione dhe debate të kota. Matini fjalët! Sa i takon punës, mudohuni që të kapni fluturimthi mundësisë, pasi nuk do të mungojnë.

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

4 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

7 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

12 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

16 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

17 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

20 minutes ago