Categories: Uncategorized

Horoskopi 15 mars 2020, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Kjo e diel do të sjellë emocione mjaft të bukura, por nëse jeni duke jetuar mes dy historive, ka ardhur momenti të zgjidhni. Sa i takon punës, mund të keni dëshirë që të nisni diçka të re.

Të lidhura

None found

Demi

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në dashuri, sidomos sa i takon historive të reja të dashurisë. Edhe në punë, gjërat do të ecin mirë. Mund të merrni një konfirmim, por nëse duhet të bëni një zgjedhje veproni menjëherë, pasi që nga e diela, mund të ketë ngadalësime, për shkak të ndikimit tranzit të Saturnit.

Binjakët

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ku duhet të mundoheni të mbani nën kontroll fjalët dhe të mos flisni shumë. Sa i takon sferës profesionale, mund të ketë probleme ligjore që kërkojnë zgjedhje.

Gaforrja

Historitë e reja janë mjaft të favorizuara, në sajë të ndikimit tranzit të Mërkurit. Bëni mirë që të shmangni diskutimet, pasi do të ndiheni nervoz. Në të ardhmen, mund të ketë zhvillime pozitive, për shkak të disa situatave të cilat momentalisht duken premtuese.

Luani

Gjatë kësaj të diele do të ketë momente nervozizmi, ndaj bëni kujdes. Megjithatë përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive, ku do të keni mundësi që të pajtoheni me dikë. Sa i takon punës, keni nevojë për më shumë qetësi, sidomos sa i takon anës ekonomike.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Organizojini mirë gjërat dhe shmangni konfliktet. Duhet të mundoheni që të relaksoheni më shumë dhe të mos mendoni për punën.

Peshorja

Ju pret një ditë pozitive sa i takon dashurisë, ku mund të përkufizoni detajet e historisë dhe të përballeni me kurajo dhe vendosmëri. Sa i takon punës, do keni mundësi që të gjeni përgjigje lidhur me dyshimet tuaja dhe nëse ka diçka që nuk ju kënaq, mund të gjeni kurajon për ta ndryshuar.

Akrepi

E diela do të sjellë përmirësim në dashuri, ku do të keni mundësi që të rigjeni qetësinë në çift dhe të sqaroni çdo dyshim të mundshëm. Edhe në punë, do të nisë për ju një fazë më e mirë, pasi Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit tranzit të Hënës në shenjën tuaj, e cila do ju japë forcë dhe fat, shkruan noa.al. Kujdes duhet të tregojnë vetëm çiftet të cilat kanë kaluar luhatje. Në punë do të arrini që të zgjidhni një problem.

Bricjapi

Venusi do të jetë në anën tuaj në dashuri, ndaj mundohuni që të përfitoni. Nga ana tjetër mbani parasysh se nëse një histori është mbyllur përfundimisht, nuk ka mundësi që të rilindë. Në punë, ky është momenti i duhur për të bërë propozime dhe zgjedhje të rëndësishme.

Ujori

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të qartë dhe më konkret në dashuri. Do të ketë mundësi të shumta pajtimi dhe afrimi. Sa i takon punës, do të keni mundësi për të rinisur. Nga ana tjetër mund të vendosni të mbyllni një rrugëtim dhe të nisni një tjetër.

Peshqit

Kjo e diel kërkon që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri dhe të shmangni debatet, pasi keni Hënën kundër. Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm edhe në familje, ndaj mundohuni që të mos humbni durimin. Në punë, duhet të vlerësoni mirë situatën.

S

të fundit

Jeffrey Epstein e abuzoi në moshën 18-vjeçare, modelja nga Uzbekistani zbulon historinë për herë të parë

Ish-modelja Roza Gilles nga Uzbekistani, ka treguar për herë të parë historinë e saj të abuzimit nga Jeffrey Epstein. Abuzimi…

43 seconds ago

Greqia përballë të nxehtit ekstrem, alarm portokalli për temperatura deri në 43°C dhe rrezik kulmor nga zjarret

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë ka lëshuar një buletin emergjence dhe një paralajmërim portokalli për valën intensive të të nxehtit…

3 minutes ago

SHBA vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, Carney e quan vendimin shkelje të CUSMA-s

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj një sërë mallrash kanadeze, përfshirë edhe disa…

3 minutes ago

Bebe Rexha shkëlqen në skenën e Filadelfias, mahnit me paraqitjen e saj provokuese

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një koncerti të…

5 minutes ago

Drita përballë Florianas në raundin e dytë, publikohen formacionet zyrtare

Drita është mysafir i Floriana në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.Pas eliminimit nga Liga e…

9 minutes ago

Volkswagen shqyrtoi pajisjen e ID. Buzz me motor benzine për rritjen e autonomisë

Me 60,700 njësi të shitura globalisht në vitin 2025, ID. Buzz ishte automjeti elektrik i tetë më i shitur në…

12 minutes ago