Categories: Uncategorized

“Mos shikoni vetem b***n tuaj”, avokatja shqiptare në Itali nis letrën për koronavirusin

Iris Xh, është një avokate italiane me origjinë shqiptare, e rritur, e shkolluar, e diplomuar në Breshia, qytetin ku jeton dhe punon prej shumë vitesh me bashkëshortin, gjithashtu avokat dhe me prindërit e tij. Ata janë tashmë të izoluar në shtëpi, ndërkohë që qyteti i tyre dhe më pas e gjithë Italia u shpall zonë e kuqe. Irisi ua ka nisur letrën e mëposhtme nipave të saj në Shqipëri.

“Ju mund të mos vuani simptoma e të mos vdisni nga koronavirusi por nëse nuk ndryshoni për ca kohë mënyrën e jetesës, mund të bëheni shkak për sëmundjen dhe vdekjen e dikujt tjetër më të dobët se ju” – është thelbi i mesazhit të saj.

Të lidhura

None found

Për mesazhin që përcjell e sidomos për targetin, të cilit i drejtohet ky mesazh (të rinjtë) letra u bë shpejt virale në rrjet. Më poshtë, teksti i saj i plotë publikuar sot nga Dita:

Letra e plotë:

Mirëmëngjes të gjithëve! Po ju shkruaj një mesazh të gjatë e të detajuar sepse ju dua shumë e shpresoj që të më dëgjoni. Prej javësh Italia dhe sidomos rajoni ku banoj unë është prekur nga një virus, siç edhe kemi folur më parë.

Para disa ditësh Gëzimi më pyeti si ishte gjendja e virusit dhe unë u përgjigja që… ishte grip si gjithë të tjerët! Kjo rezultoi që nuk është e vërtetë, por ky ishte informacioni që kisha deri në atë moment.

Mënyra si u përhap virusi tregon që është shumë ngjitës, gjithashtu shkakton komplikacione, sidomos te personat në moshë të thyer dhe tek ata që kane probleme të tjera shëndetësore.

Çfarë ndodhi ndërkohë që ne nuk u shqetësuam fillimisht nga virusi? Ndodhi që vazhduam jetën normalisht, duke mos e kuptuar që, sa herë që shkonim në supermarket, në pazar, nëpër qendra tregtare, sa herë uleshim nëpër baret e restorantet që gëlonin nga njerëzit ia ngjisnim njëri-tjetrit keq e më keq.

Kështu, edhe pse, vërtet, shumica e kalojnë pa simptoma, për shkak të këtyre kontakteve të vazhdueshme, që ne nuk patëm largpamësinë ti evitonim, rastet e atyre që e kalojnë gripin me komplikacione u shtuan gjithmonë e më shumë.

Spitalet brenda dy-tre ditëve u mbushën plot me të sëmurë. Sot nuk arrijnë që t’i shtrojnë të gjithë, sepse nuk kanë mjaftueshëm aparatura. Sot, ngaqë i gjithë personeli mjekësor është i përqëndruar tek të sëmurët me virus, personat që kanë sëmundje të tjera, jo të lidhura me virusin, po vdesin sepse nuk ka kush t’i mjekojë e t’i shërojë.

Meqë jeni akoma në kohë, mësoni nga gabimet tona. Mos u bëni trima, mos e përkeqësoni situatën duke menduar “mua nuk më ze”, “si të jetë e shkruar”, “ç’ka për t’u bërë, do bëhet”.

Mos mendoni vetëm për vete. Të gjithë kemi rolin dhe përgjegjësitë tona në këtë situatë. Të evitosh kontaktet do të thotë të shtosh shanset e jetës për të gjithë komunitetin. Unë e kuptova me vonesë, po ju më dëgjoni e mos përsërisni gabimin tim. Duhet të ndryshojmë mënyren e jetesës.

Ne të rinjtë, duhet të kujdesemi mos t’ua ngjisim virusin të moshuarve. Ti evitojme hipjet nëpër autobusë, grumbullimet, shtrëngimet e duarve, ‘qafosjet, qëndrimin frymë për frymë. Le ta respektojmë distancën prej të paktën dy metrash që Organizata Botërore e Shëndetësisë po e rekomandon me ngulm.

Të gjithë duhet të ruhen, edhe të moshuarit, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për gjithë të tjerët. Në fund të fundit, është çështje matematike: Sa më pak kemi kontakte, aq më pak ngjitet virusi. Sa më pak të sëmure, aq me mirë do munden mjekët të punojnë. Sa më pak të shtruar në spitale, aq më shumë do kenë shanse ata që tashmë janë të shtruar të marrin mjekimet e nevojshme e të shërohen.

Mos shikoni vetem “b..” tuaj, mendoni që, thjesht sepse nuk ndenjët larg nga njerëzit e tjerë, mund të bëheni përgjegjës për sëmundjen dhe madje, larg qoftë, vdekjen e dikujt.

Dhe sikur trupi juaj të jetë duke e kaluar virusin pa asnjë problem, kudo ku prekni, çdo sipërfaqe me të cilën bini në kontakt, bëhet një vatër e rrezikshme për të tjerët.

Shumë persona, të të gjitha moshave kanë probleme të rënda shëndetësore, kanë imunitetin e dobët, mendoni për ta, e vetmja mënyre për t’i ndihmuar është t’i ruani nga ngjitja e virusit.

E di që e zgjata shumë, por po jua përsëris edhe njëherë: Lani duart, evitoni kontaktet me njerez, lani duart, dizinfektoni siperfaqet, lani duart.

Nuk do jua kisha shkruar të gjitha këto po mos të ishte nevoja, me besoni. Ju kam shumë xhan, jeni shumë të shtrenjtë për mua, shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

Me dashuri, Irisi

të fundit

Erjon Vishkulli u godit nga një p*umb gome nga policia, gazetarja: Syri i 28-vjeçarit ka shpëtuar, pritet të niset drejt Romës për një tjetër operacion

Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka ndarë informacione të reja në emisionin “News24 Fundjavë” lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon…

3 minutes ago

Dialogue on paper, protest in flames” – DW: Students stand firm on demand for Rama’s resignation! Prime minister calls for talks but makes accusations

Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët…

5 minutes ago

28-year-old injured in the eye by a rubber bullet; AMP and the Prosecutor’s Office open an investigation! “Eagles” officer suspended over violence

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në…

5 minutes ago

Roma e mori Ligën e Kampionëve”, Allegri akuzon: Te Milani e pagova unë faturën

Massimiliano Allegri shpërtheu në nerva pas barazimit dramatik 3-3 mes Napolit dhe Romës, duke akuzuar kryeqytetasit se sezonin e kaluar…

6 minutes ago

Violent protests in Europe: around 1,000 arrests in France, clashes in Tirana and an attempt to enter the Colosseum

Protestat dhe trazirat sociale janë përhapur në disa vende evropiane, ku mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, kanë dalë në rrugë…

6 minutes ago

Flakët përfshijnë “Folenë e Shqiponjës” në Bavari, në pranga 33-vjeçari gjerman

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ish-rezidencën malore të Adolf Hitlerit në Bavari të Gjermanisë, të njohur si “Foleja e…

6 minutes ago