Categories: Uncategorized

Mori kallashin dhe dy karikatorë për në restorant, si u shmang tragjedia në Durrës

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në qytet pasi arrestoi në flagrancë një burrë që kishte futur armën poshtë xhupit dhe po hynte në restorant.

Policia dyshon se ai po futej në restorant për të kryer një krim prandaj edhe kishte marrë dy karikatorë me fishekë me vete.

Të lidhura

None found

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti”, njofton policia.

Durrës

Policia e Durrësit parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale.

Marrja në kohë e informacionit dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.

Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

të fundit

Kosova zgjeron raportimin për luftën kundër pastrimit të parave, çfarë përcakton udhëzimi i ri

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

2 minutes ago

Në gjyq juristi i Kadastrës për heqjen e kufizimit mbi një pronë në Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

4 minutes ago

Partia e Pensionistëve kërkon burg, konfiskim pasurie dhe ndalim të përjetshëm të funksioneve publike për të dënuarit për korrupsion

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

5 minutes ago

LSDM: Ish-anëtarët që punonin kundër nesh për para kaluan te ZNAM-i i Dimitrievskit

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

5 minutes ago

Majko kërkon kandidat që fiton në Tiranë dhe paralajmëron humbjen e bashkisë, Rama: Dyshimet e tij më nxisin të zgjedh drejt

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…

6 minutes ago

Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

6 minutes ago