Monsinjor George Frendo ka folur në “News 24” për ngjarjen horror ku nënë e bijë humbën jetën duke besuar tek ringjallja, teksa ai e sheh këtë veprim si vetëvrasje.
Ndërsa u ndal tek tekstet e gjetura në shtëpinë e familjes Josifi, një pjesë e të cilëve të shkëputur nga Bibla, Monsinjor Frendo u shpreh se sektet i shkëpusin tekstet dhe i nxjerrin jashtë kontekstit.
None found
Sipas tij, jeta është një dhuratë e Zotit që duhet ruajtur dhe se në asnjë mënyrë besimi i krishterë, apo ai mysliman, nuk nxisin vetëvrasjen.
“Në asnjë mënyrë besimi krishterë, apo mysliman, nuk nxisin vetëvrasje në emër të besimit. Vetëvrasja është diçka e keqe. Edhe fakti që njëra nga viktimat kishte qenë e vdekur për 15 muaj është diçka e paimagjinueshme, kjo tregon fanatizmin e tyre, të bindura që ajo do të ringjallej.
Janë dy të vërteta të ndryshme. Njëra që është për jetën pas vdekjes, që ne besojmë se fillon një jetë e re. Jeta pas vdekjes fillon menjëherë pas vdekjes. Ne besojmë në ringjalljen në ditën e fundit të botës. Është mirë të dallojmë kishën nga sektet. Sektet kanë lindur me reagim kundër besimit origjinal.
Sekti Dëshmitarët e Jehovait ka lindur në vitin 1870 dhe ka lindur nga dikush që e shpallte mbarimin e botës shumë afër dhe në këtë bindje e kishte që ngjallja do të bëhet së shpejti dhe këto dy viktima kanë bërë këtë agjërim, duke shpresuar që do të ringjallen. Jeta është dhuratë e Zotit dhe duhet të ruhet dhe ndaj vetëvrasja nuk është e lejueshme. Duhen dalluar edhe tekstet nga Bibla dhe sektet,. Sektet marrin një tekst jashtë kontekstit dhe marrin një tekst duke injoruar shumë të tjera, ky është gabimi i këtyre sekteve duk i interpretuar sipas bindjeve të tyre.
Sektet kanë një mënyrë se si tërheqin vëmendjen e këtyre njerëzve menjëherë doktrinën tënde, pro të vënë në dyshim doktrinë tënde, e më pas të tregojnë atë që ata thonë se është e vërteta”, tha Monsinjor George Frendo .
Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë…
Pas njoftimit zyrtar për vdekjen e senatorit amerikan Lindsey Graham, Presidenti i SHBA-së Donald Trump përcolli ngushëllimet e tij dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar…
Prania e një burri me fytyrë të fshehur pas një maske të zezë në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Amirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al…
Ky që shihni në foton e mëposhtme është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën…