Mjeku urolog Artan Koni ka reaguar ashpër pas shifrave të fundit të COVID-19 në Shqipëri duke hedhur hije dyshimi mbi shifrat e raportuara.
Sipas mjekut Koni, ndershmëria është arma më e sukseshme ndaj pandemisë.
None found
Një ndershmëri e cila mungoi nga ana e qeverisë shqiptare dhe dëshmi e kësaj sipas mjekut është kurba e çuditshme e koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë kulmit të pandemisë në vendin tonë rezultonin rreth 20 raste pozitive me Covid në ditë ndërkohë që sot numri rasteve të reja kap rreth 100.
Ky fakt, shprehet Koni, është tregues i pandershmërise së qeverisë, pasi nëse do të ishte e sinqertë dhe të kryente testime masive gjatë periudhës së kárantinës numri i të infektuarve do të kapte rreth 1500 të tillë në ditë.
Postimi i plotë:
Ndershmeria, árma me e suksesshme kunder pandemise !!
Grafiket zyrtare na tregojne se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit. Deklarata te tilla nuk duhen marre seriozisht. Grafiku i Italise eshte ai tipik i nje pandemie. Ne kulmin e pandemise kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kane mesatarisht 250 raste ne 24 ore. Per ta thjeshtuar, ne kulmin e pandemise kemi mesatarisht 20 here me shume raste. Le te shohim tani cfare ndodh me grafikun shqiptar:
Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste ne 24 ore. Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore.
Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates. Celesi i suksesit ne menaxhimin e ketyre situatave eshte perhere ndershmeria. Imagjinoni cfare do ndodhte nese do ishim te ndershem:
Ne pikun e pandemise do raportonim mesatarisht 1500 raste ne dite. Ben sens, eshte pandemi fundja, populli do mirekuptonte edhe ate kárantine spektakolare. Asnjehere nuk e kuptuam perse duhej kárantine kur kishim 20 raste ne rang kombetar.
Do pohonim me plot gojen se “kemi mangesi ne testime”. Nuk eshte fundi i botes, kete gje pohoi edhe ministri francez i shendetesise. Populli perseri do e mirekuptonte, sepse e di shume mire qe testet nuk prodhohen ne Shqiperi…dhe ne castin e nje pandemie globale, eshte llogjike te kesh mangesi te tilla. Kurre nuk e kuptuam perse nuk patem mangesi ne testime, ne nje kohe kur e gjithe bota kishte.
Do pohonim se laboratori i ISHP-se nuk na mjafton, dhe do mobilizonim te gjithe laboratoret e tjere ne vend, si shteterore ashtu edhe ata private. Asnjehere nuk u komentua shkresa e ISHP-se drejtuar minsitrise ku thuhej: “nuk kemi kapacietet te mjaftueshem per testime”.
Do pohonim se kemi mangesi respiratoresh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj…eshte pandemi fundja, populli do e mirekuptonte. Mangesi te tilla u hasen edhe ne vendet me te zhvilluara, jo më ketu tek ne.
Ndershmeria do e nxirrte ministrine e shendetesise me te suksesshme ne menaxhimin e situates. Nga ana tjeter, ndershmeria do shtonte presionin popullor per te alokuar me shume fonde per pandemine…fonde te cilat duhet te merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte te tjera dytesore, si ata 3D qe shohim shpesh neper lajme. Nese nuk sillemi me ndershmeri gjate nje emergjence kombetare, kur do sillemi ??
I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…
Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…
E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…
Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…
Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…
Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…