Categories: Uncategorized

Mjeku Koni: Vaksina nuk do ta zhdukë koronavirusin

Mjeku urolog, Artan Koni, është shprehur se koronavirusi nuk do të zhduket as me vaksinë, por do të qëndrojë si gripi.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, në News24, ai tha gjithashtu se do të ketë një valë tjetër të COVID-19, duke shtuar se virusi tashmë e ka ulur virulencën.

Të lidhura

None found

Mjeku Koni ka folur edhe për infektimet e shumta në QSUT, teksa thekson se kjo është e papranueshme, pasi ky është spitali më i madh në vend dhe që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë.

Si e keni parë zinxhirin e infektimit te mjekët?

Te struktura që punoj unë nuk kam parë shpërthim të virusit te punonjësit. Këtë e shohim te strukturat shtetërore dhe te strukturat ku duhet të ishte mbrojtja maksimale. Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt.

Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve.

Sa shqetësuese është situata në Shqipëri, sa riskohemi? Sa të vërteta ka te kjo pjesa e valëve të tjera të koronavirusit?

Duke u shtuar publikimet shkencore, vihet në një informacion më stabël. Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh.

Po vdesin mosha të reja, do të thotë se situata është më shqetësuese…

“Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur”, ka thënë Koni.

të fundit

Avokatja e Arlindës kishte paraqitur ankesë disiplinore ndaj prokurores

Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte tani më të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidheshin me dhunën në familje…

3 minutes ago

Projektligji kundër vandalizmit, Macron përballet me akuza për cenim të të drejtave

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me kritika nga sindikatat dhe organizatat për të drejtat e njeriut, pasi qeveria franceze…

5 minutes ago

Reuters: Studentët serbë rrëzojnë Vuçiçin në zgjedhjet historike, Beogradi në festë për ndryshimet politike! Qytetarët: Populli mundi një diktator

Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët kryesore të Beogradit, për të festuar fitoren e listës së kandidatëve të mbështetur nga studentët…

6 minutes ago

Kunati dyshohet për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ndodhet në arrati

Arlinda Zekaj, e cila u gjet e vrarë në Vitomiricë të Pejës, kishte dorëzuar më 22 tetor një parashtresë në…

13 minutes ago

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit. Një…

18 minutes ago

VIDEO/ Rama fton sërish studentët për dialog, heq dorë nga karriget, nxjerr vetëm tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë,…

22 minutes ago